Këshilla/Blog

Ana 10.10.2019

Prsh,,ka disa kohe qe ndihem e acaruar,nuk ndihem mir me veten, dicka e vogel mund te ndodhi un nuk mundem ta kaloj e perjetoj shum keq,gjithashtu flas me haul me veten se me njerezit e tjer, nuk kam deshir as te dal as te takoj njerez,cdo gje ne lidhje me te ardhmen me duket e frikshme, qaj per cdo gje pothuajse cdo dit, ka momente qe nuk kam deshir te jetoj ndihem e lodhur madje dhe kam tentuar te lendoj veten ,me duket cdo gje e erret kam ndjenja negative mdaje ne disa raste nuk di as si te shprehem per ate qe ndjej ,,, nuk di cfar duhet te bej me duket sikur askush nuk me kupton

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndetje dhe të falenderoj që na je drejtuar tek nukjevetem.al.
    A ka shumë kohë që ndihesh keshtu? A ka ndonjë arsye që mund të të vijë në mendje që mund ta ketë shkaktuar këtë gjendje tek
    ty? Apo është diçka të cilës nuk i gjen ndonjë shpjegim dhe është thjesht kështu. Gjithsesi gjëja më e mirë që mund të bësh në këto kushtë është të konsultohesh me profesionistë të shëndetit që të mund të marrësh mbështetjen për të cilën ke nevojë e cila mund të dojë kohë dhe përkushtim nga ana jote.
    E di që mund të ndihesh e pakuptuar shumicën e kohës, megjithatë mund të fillosh pak nga pak të shqyrtosh pengesat që çojnë drejt moskuptimit dhe shembjes pak nga pak të këtyre pengesave dhe jo të dorëzohesh para tyre.
    Je mirëpritur të më shkruash sërisht
    Gjithë të mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV