Maria 10.10.2019
Pershendetje pasi pash faqen tuaj mendova pse jo te kerkoj nje ndihme ose mendim dhe une..mua gjithmone nuk me ka pelqyer vetja edhe pse shume me bejne komplimenta prap su besoj them qe e bejne qe une te ndihem mire..sa her dal kur me shohin tjeret them kushedi ca po mendojne se si jam..asnjeher nuk mendoj pozitivisht per kte gje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Maria,
Të falenderojmë që ke shkruar në Nuk Je Vetëm dhe ke ndarë shqetësimin tënd me ne. E besoj që nuk është e lehtë të ndash mënyrën sesi ndihesh me veten me të panjohur. Ndaj e vlerësoj shumë forcën e treguar prej teje. Mënyra sesi ndihemi për pamjen tonë të jashtme ndikon edhe në gjendjen tonë emocionale, dhe më së shumti unë do të doja që përgjigjen të ta jap lidhur me këtë. Ankthi dhe stresi që shoqërojnë mendime të tilla si “të tjerët më gënjejnë për të më bërë të ndihem mirë me pamjen time” duhet të jenë shumë të lodhshme dhe stresuese.
Si ndikon mospëlqimi i pamjes së jashtme tek gjendja jote emocionale dhe vetëvlerësimi?
Në fakt, në shoqërinë ku ne jetojmë theksi vendoset tek pamja e jashtme, sidomos për vajzat dhe gratë pasi imazhe të tyre objektifikohen në media. Ndaj dhe ndonjë herë presioni për tu dukur “siç duhet” është aq I lartë, sa fillojmë të vëmë në dyshim veten tonë dhe bazojmë vlerat vetëm tek pamja e jashtme.
Ajo çfarë mund të të sugjeroj është të mos krahasohesh me imazhet që sheh në media dhe ta vlerësosh veten përtej pamjes – për vlerat, besimet, idetë që ti ke. Jam e bindur që ke për të vënë re se përtej pamjes ka gjëra shumë më të rëndësishme tek ti që mund t`u kushtosh vëmendje!
Gjithë të mirat, Gresa