Besa 10.10.2019
Pershendetje,
Kam aq kohe sa dua ta ndaj kete gje me dike, me dike qe nuk me talle. Kam aq kohe ( vite) qe shof nje enderr dhe me shqetson pa mase. Dhe per qudi sa here shof ate enderr ne jeten reale me ndodhe nje gje jo e mire, nje gje qe m’lendon ose dicka e tille.
Sa e sa here me ka ndodhur te shof nje avion tek rrezohet, tek perplaset dhe digjet, tek shkatrrohet, ne jeten reale gjithmone me ka ndodhur nje e keqe. Pse me ndodhe kjo? Une nuk kam pergjigjie,
Une nga avionet skam fobi, udhetoj normalisht pa asnje problem. Me ndodhe vetem kur i shof be piste me japin frike pak, por dua te kerkoj nje keshille nje ndihme pse me ndodhe kjo perhere?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje.
Endrra juaj eshte shume simbolike e ngjeshur dhe e fuqishme. Ajo te fton te merresh me te. Por per ta zberthyer duhet sigurisht ndihma jote pasi je ti qe e ke enderruar, per me teper ne kete rast kur eshte e perseritur qe do te thote se ka nje rendesi te vecante per ty. Ndoshta ne nje komunikim tjeter ti mund te me thuash se cfare te kujton ose cfare te vjen nder mend nese e merr secilin element te endrres dhe ia nenshtron analizes tende. Ose a e perjeton endrren duke e ditur qe je ne enderr apo ne e gjitha e perfshire ne te, pra me ankth real? Une psh,do te thoja se atje ka shume agresivitet-rrezohet, perplaset, digjet, shkaterrohet- nga njera ane dhe ndjenje faji nga ana tjeter – sic thua ti qe ne jeten reale ndodh gjithmone dicka e keqe pas endrres, si nje ndeshkim qe ke guxuar dicka te tille le te themi.
Pastaj mund te pyesim me tej pse gjithe ky agresivitet, ose ndaj cfare apo me mire akoma ndaj kujt? Ose pse e ke fobi avionin kur eshte ne piste dhe jo ne ajer, kur ne fakt duhet te ishte e kunderta? Per ta vazhduar mund te pyesim se cfare kuptimi figurativ mund ti japesh ti ketyre elementeve qe permendem. Endrra duket sikur eshte aleati yt I vetem per te zgjidhur nje konflikt qe perjeton prej vitesh ndoshta dhe qe se ke zgjidhur ende. Por ky eshte vetem nje supozim I imi. Per te bere dicka me shume duhet te vazhdojme te komunikojme me tej.
Gjithe te mirat