Eli 10.10.2019
A ka mundesi te sherohet depresioni i shoqeruar me ankth ? Theksoj eshte nje gjendje disa vjecare.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje.
Te falenderoj per pyetjen.
Se pari do te dija te di nga ju nese kete diagnose e keni nga mjeku psikiater/psikologu apo jeni vete-diagnostikuar? Se dyti duke qene se behet fjale per nje gjendje disa vjecare a keni marre ndonje trajnim nderkohe? Gjithashtu do te ishte me mire nese do ndaje dicka nga jeta jote, psh kur te kane filluar rishtaz shqetesimet, a ka pasur ndonje ndodhi qe mund te kete qene shkas I gjendjes tuaj, a jeni ne ndonje marredhenie intime, pune etj. one nga ana tjeter dicka me shume se si e perjetoni ju kete shqetesim ? Kur thua ankth, depresion cfare keni parasysh konkretisht?
Te ftoj te vazhdojme komunikimin.
Gjithe te mirat.