Këshilla/Blog

Era20 10.10.2019

kohet e fundit gjerat nuk me kan shkuar siq duhet ashtu si me jeten private dhe me shkollen. Jam gjithmone me nerva stres dhe e shprehi si me familjen edhe me tjert pavarsisht qe mundohem te jem sa me e mbyllur. Pak kohe me par u njoha me nje djal por nuk munda ta vazhdoj lidhjen sepse stresohem dhe me duket sikur te tjeret nuk e kan vemendjen tek une, ai ishte i kujdeshem ndaj meje por jetonte jasht shqiperis dhe frika ime isjte se mos ndoshta kishte ndonje tjeter sepse gjithmone ne dark ai u zhdukte nuk me bente asnjje sms nuk e di arsyen por gjithe kto koha jam shum e stresuar
Sa qe dhe naten e kaloj duke pare endrra shum te trishta. Ju faleminderit per mbeshtetjen qe na jepeni!

  1. Gresa Sulstarova says:

    Përshëndetje Era,
    Të falenderojmë shumë që shkrove dhe ndave me ne shqetësimin tënd.
    Të përgëzoj që ndave mënyrën sesi ti ndihesh.
    Do të doja të kuptoja pak më shumë se përse ti ndjen se të qenit e mbyllur të ndihmon të tejkalosh ato që ndjen ? Shpesh kur i mbajmë ato që ndjejnë përbrenda, vjen një moment që nuk durojmë dot më dhe shpërthejmë në nerva ndaj atyre që në dukje mund të mos jenë shkaktarë të gjendjes sonë.
    Do të të sugjeroja të flisje me të tjerët që i konsideron të afërt, mbi mënyrën si ndihesh, çfarë frikërash ke, çfarë mendon se mund të ndodhë etj. Besoj këto do të të ndihmojnë të ndihesh më e lehtësuar.

    Gjithë të mirat,
    Gresa

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV