Këshilla/Blog

denn 10.10.2019

Peshendetje e dashur psikolige.Un vuaj prej nje kohe te gjate nga ankthi.Para 4vjetesh afersisht morem vesh qe mami vuante nga nje tumor i pasherueshem.E kam vuajtur shum kete seminde sepse kam qen e lidhur me mamin por pas semundjes u lidha akoma me shum..ajo u be oksigjeni im..prej nje viti e 3muaj mami nuk jeton me..kno gje mka ber me keq me gjendjen e ankthit dhe merzitesh dhe qaj shum shpesh…me rendon shum dhe ndjenja e fajot se me duket se semundja e mamit u be prej meje sepse kisha nje lidhnje qe mami im nuk ishte dakort..e vuaj shum kte breng dhe me mungon cdo dit..cfar duhet te bej?kam pir ilace per ankthin por asgje sme bejn efekt . Faleminderit

  1. Vali says:

    Pershendetjee
    Mos e fajso veten, ashtu ka qene e shkrurar te ndodh , vazhdo e jeto sic kish dasht nena me te pa, behu e lumtur e kjo kalon ankthi zbutet e largohet ngadal .

  2. Anonymous says:

    Eshte e vertete qe nuk ka dhimbje me te madhe se humbja e nje familjari dhe me kalimin e viteve ti thjesht mesohesh me ate dhimbje. Por mjafton me kaq. Mos e mundo veten me kete faj. Mos ja shto dhimbjen vetes. Ikjet e njerezve te dashur nuk i kemi ne dore. Dhe nese nuk do u shkaktonim asnje merzi prape nuk e kemi ne ne dore sado fort te duam ti shtrengojme prane vetes. Ata ikin. Si ikin te gjithe. Jemi vetem kalimtare ne kete jete. Ti duhet ti japesh forca vetes ta kalosh kete humbje. Te behesh e forte per veten dhe ndoshta njerezit e tjere qe do fort. Me siguri nese do shikosh perreth teje do gjesh shume njerez qe te duan dhe e vetmja gje qe duan eshte qe ti te jesh mire. Por mbi te gjitha nese do kerkosh per engjellin tend kudo ku ndodhet do te ishte me e lumtura nese ti do te gjeje paqen brenda vetes. Nuk e ke fajin ti. Asnje nuk e ka fajin. Keshtu eshte e ndertuar jeta sado e shemtuar mund te duke, kerko bukurine e saj ne kujtimet qe ke me nenen tende. Dhe ditet qe ajo kishte me shume mevoje per ty ti i ke gjendur

  3. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje Den,

    Me vjen shume keq per humbjen tende. E di sa e forte eshte lidhja mes nje vajze dhe nenes se saj dhe e kuptoj sa shume dhimbje ke ndjere kur ajo ka ikur. Humbja e nje prindi eshte gjeja me e dhimbshme qe mund t’i ndodhe dikujt ne jete, ndaj kerkon shume force per ta perballuar. Dhe shume mbeshtetje, po ashtu.

    Fakti qe ajo ka qene e semure me tumor me thote qe pak a shume mund te keni qene te pergatitur per ikjen e saj. Edhe pse nuk mund te pergatitemi asnjehere plotesisht per ikjen e prinderve. Ajo qe vlen me shume eshte fakti qe ti ke qene shume e lidhur me te dhe besoj i ke qenduar shume prape ne momentet e perballjes me semundjen e veshtire. Une besoj qe ti ia ke dale duke u kujdesur per te dhe duke i kushtuar shume vemendje gjate kohes qe ajo ka qene e semure.

    E di qe vdekja e nenes nuk pranohet dot kollaj dhe duhet kohe per ta pranuar dhe perballuar. Çfare e ben me te veshtire perballimin jane ndjenjat e fajit qe ti ke brenda vetes. Kur vdes nje person i rendesishem, ne ndihemi ne faj, per shkak te gjerave qe mendojme se “nuk i kemi bere siç duhet” kur personi ishte gjalle. Ne fakt, une mendoj se ti ke bere aq sa ke mundur per t’ia lehtesuar dhimbjen nenes tende dhe per t’ia zbukuruar jeten. Po vetja jote, nevojat e tua? Une besoj qe ajo vajza para 4 vjetesh ka pasur edhe shume nevoja te sajat dhe mbase kishte shume nevoje per dike afer (edhe pse mami nuk ishte dakord).

    Edhe tani qe je me e rritur, ti serish ke nevojat e tua. Ashtu siç je kujdesur per mamin tend, ti duhet te mesosh te kujdesesh edhe per veten tende. Thua qe po perjeton ankth, qe je e merzitur, qe ke marre mjekim, por nuk funksionon. Duhet ta ndihmosh akoma me shume veten tende.

    A e bejme nje plan se bashku? Cilat jane 3 gjera qe ti mund te fillosh te besh per veten tende duke filluar nga sot? Dhe kush mund te te ndihmoje per t’i arritur?

    Ndryshimi kerkoj kohe, perpjekje, njerez, vullnet, vendosmeri dhe nuk arrihet shpejt. Nje nga pikat qe une do te te sugjeroja eshte edhe psikoterapia: te punosh me ndjenjat e fajit, zise dhe rimekembjes. Ndonjehere nuk arrin ta kapercesh dot humbjen e nje personi pa folur me nje psikolog, edhe duke perdorur shume barna. Ndaj, ta rekomandoj kete dhe nese do te vendosesh, ne jemi ketu.

    Te uroj shume force dhe kuraje.

    Perzemersisht,
    Lediona

    1. denn says:

      E dashur doktoresh te falenderoj shum per fjalet e tua❤ cdo fjal e jotja me ka ndihmuar qe te thelloj disa mendime.Keshillat e tua dhe ato 2 pyetjet po filloj ti kujtoj cdo dite.Faleminderit

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV