Aldo 11.10.2019
Përshëndetje.
Kam një situatë shumë shumë të vështirë në familje prej gati 10 muajsh.jam përpjekur shumë ta zgjidh këtë problem edhe e kam arritur pak ta zgjidhë. Tani rri shumë i menduar gjat gjith ditës, dhe u bë shumë shumë ditë, skam dëshirë të shoqërohen me njerëz të tjerë as të flas , me pelqen vetmia .Kam dhimbje koke ,dua qetësi ,zhurma me e vogel me nervozon. Problem tjetr esht gjumi , kur shtrihem të fle nuk me lën mendimet të fle , mendoj shumë gjëra, truri punon pa pushim për gati 2 ore para se t fle . Në mëngjes zgjohen herët hap syt por mendimet sme lën t qet filloj edhe mendoj shumë shumë më ore dhe nuk ngrihem nga krevati, dhe nuk duroj dot asnjë zhurmë të vogël, pasi ndihem nga krevati mendimet vazhdojmë edhe e kam të vështirë të përqendrohem kur’ bej besës me dikë tjetr . Ju faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Aldo,
Kuptoj qe po kaloni nje situate me stres te rritur e cila ka nevoje per menaxhim nga ana juaj. Do sugjeroja qe te kerkoni te flisni me nje specialist si per menaxhimin afatshkurter te simptomave (pagjumesia, dhimbjet e kokes, nervozizmi) ashtu edhe per te trajtuar sfondin familjar dhe personal te ketij shqetesimi. Per adresimin afatshkurter te simptomave mund te merrni ndonje medicament sipas perfundimeve te mjekut psikiater nderkohe qe do jete e nevojshme te flisni me nje psikolog apo psikoterapist per te kuptuar ate qe ka ndodhur si dhe per te adresuar kete situate apo te tjera te mundeshme ne nje menyre me te shendeteshme.
Gjithe te mirat,
Neli Demi
I dashur Aldo,
Më vjen shumë keq për kohën e vështirë që ke pasur prej disa muajsh. E kuptoj se sa e lodhshme emocionalisht mund të ketë qënë kjo për ty. Situatat e vështira familjare, përfshijnë disa njerëz, dhe mund të jenë sfiduese kur bëhet fjalë për zgjidhje. Mendoj që ke treguar forcë dhe guxim në përpjekje për ta zgjidhur dhe fakti që i ke dhënë një zgjidhje është sukses i madh.
Sa je ndihmuar nga antarë të tjerë për zgjidhjen? A ke qënë vetëm në këtë përpjekje? A varet nga ti zgjidhja?
Në dinamikat familjare zgjidhja e problemeve bëhët nga i gjithë sistemi, sepse vetëm një antar e ka të pamundur të zgjidhe një situatë ku janë të përfshirë më shumë se një. Do të të ftoja ta shihja situatën nga një këndvështrim tjetër duke bërë një list të gjëravë që mund të zgjidhen nga ju si familje dhe gjërave të cilat nuk janë në dorën tuaj dhe për të cilat nuk mund te bëni asgjë. Pas kësaj do të të ftoja të fokusohesh në listën e atyre gjërave që mund të zgjidhen nga ju dhe varen nga ju.
Sa nga këto gjëra varen nga ti ? Si mund të kontribuosh ti? Cili është roli yt në zgjidhje? Po antaret e tjere? Cfarë mund të bëjnë? Cili është roli i tyre në zgjidhje?
Kjo mund të të japë një ide më të qartë se cili është roli yt dhe se si disa gjëra nuk janë as në dorën tënde dhe as nuk të përkasin ty në zgjidhje. Nëse është e mundur dhe familja është bashkëpunuese hartojeni bashkë këtë listë dhe përpiquni bashkë të zgjidhni problemet që zgjidhen dhe të pranoni ato që ju nuk mund t’i zgjidhni. E gjitha kjo, mbase mund t’i japë një zgjidhje situatës dhe lehtësojë barrën emocionale, psikologjike e cila të ka shkaktuar vuajtje këtë periudhë.
Sa për përjetimin tënd Aldo, do të thoja që është mëse normal në kushtet e një situate të tillë familjarë që zgjat në kohë, dhe përpjekjes për zgjidhje që të është dashur të angazhohesh gjithe këto kohë.
Me vjen shumë keq që kjo të ka ndikuar jetën e përditshme, gjumin, mendimet,shoqërizimin, bisedat me të tjerët dhe të pengon që të shijosh
ditën. Sa kohë ka që zgjat kjo? Kur thua që mendimet nuk më lënë të qetë, për cfarë mendimesh e ke fjalën? Me cfarë lidhen ato kryesisht? Janë të njëjtat mendime apo ka mendime të ndryshme?Ajo cfarë mund të të lehtësojë është ndarja e përjetimit me njerëzit që ke afër, që ndejn që të
kuptojnë, bërja e disa aktiviteteve që t’i ndjen që të bëjnë të ndihesh mirë, aktivitet fizik, dhe gjëra që në të shkuarën nga eksperinca të mëprashme të kanë ndihmuar të përballesh me vështirësi.
Nëse përsëri ndjen që këto ndërhyrje të sugjeruara nuk po e lehtësojnë vuajtjen, tako një psikolog pasi takimi më të mund të të ndihmojë.
Mos hezito të më shkruash sërish nëse ndjen nevojën.
Denisa Ndreka, Psikologe Klinike