Këshilla/Blog

24 11.10.2019

Jam 24 vjece dhe vuaj prej 3 vitesh nga probleme mendore. Nuk fle dot, dhe kur fle zgjohem naten mendoj dhe nuk me ze me gjumi deri ne mengjes. Ka dite qe nuk cohem dot nga krevati, dite te tera dhe vetem qaj. Ka dite qe ngrihem e them se do te behem e fort, por zgjasin fare pak dhe serish ndihem e copetuar ne shpirt, ne mendime, ne gjithcka qe me rrethon. Dua te dal nga kjo situate por nuk e di se si, i kam thene dy personave qe kam nevoje per ndihme , nje prej tyre mami im tjetri i dashhri im. Ky i fundit jeton me mua dhe i sheh te gjitha reagimet e mija dhe e vetmja gje pasi me ben te cohem nga krevati, me thote qe nuk di se si te ndihmoj. Per kete arsye shume here e fsheh dhe nga ai sepse biseda ne fund eshte e njejta, thjesht vendosim qe do behem e forte dhe do luftoj por kjo nuk ndodh asnjehere. Po dhe mami mendon se e kam kaluar dhe beson qe me zgjati shume. Rwalisht kam shume nevoje per ndihme, dua te jetoj serish e lumtur, dua te kem dhe gjej nje kuptim per te gjitha keto gjerat e tmerrshme qe po ma mrrin shpirtin. Dua te theksoj dhe se gjate gjithe kohes kam ne mendje se si te vdes, por nga frika ose nuk e di se cfrae nuk e kam bere , sado qe shume shpesh kam tentuar te demtoj veten.

  1. Anonymous says:

    Pershendje
    Ju kuptoj drejt per situaten qe po kaloni sepse ne te njejtat kushte kam qene edhe une disa vite me pare. Un nuk jam ndonje ekspert i fushes por shpresoj te te ndihmoj me eksperiencen time.
    Ne nuk kemi shum informacion per kete ferr, por mua me eshte dashur te lexoj shume per kete teme si dhe videot ne youtube te motivojne dhe informojne shume. Me eshte dashur 3-4 vite per ta kaluar, gjithcka filloi papritur me ankth e me pas kaloi ne depresion, dhimbje koke konstante (tension headache) dhimbje sysh, munges humori, askush nuk te kuptonte nga familja. Por me ate qe mund te keshilloj esht te mbushesh kohen me aktivitet, palester pune, lexo, mundohu te mos jesh asnje moment e vetme, ne fillim mund te jete e sikletshme por mesohesh me kalimin e kohes, koha qe kalon me familjen dhe te dashurin te ndihmon shume (mundohu te flasesh per gjithcka pervec kesaj teme). Mendoj qe pika e ktheses per mire per mua ishte kur thjesht hoqa dore nga cdo plan vendosa te beja nje pauze, thjesht zerova trurin mundohesha te mos e vrisja mendjen nuk me interesonte me karriera , shkoja ne pune sa per te bere punen, mbylla mediat sociale te cilat jan nji nga elementet me negative qe perhapin vetem falsitet. fillova te vlersoja gjerat e thjeshta xhiro nga liqeni, larg teknologjise, larg portaleve me lajme per showbiz e vrasje, larg filmave horror/thriller, larg muzikes (mund te keshilloj reggae ose chill songs). Fillimisht fillova te jem pak minuta I qete me pas pak ore e me vone mund te kaloj komplet diten pa ankth, kjo me largoi depresionin dhimbjet e kokes ishin te fundit te cilat u larguan. Me pas kur u kthjellova kuptova qe gjeneza e problemit ishte ankthi dhe stresi I karrieres po shkoja 30 vjec nuk isha aty ku doja profesionalisht nuk isha I kenaqur me te ardhurat finaciare. Vedosa te beja nje pun tjeter jasht profesionit per 6 muaj e cila ishte e thjesht dhe me fali qetesi. Kur fillova te ndihesha me mire athere fillova dhe aplikimet dhe fillova prap pune ne programim. Tani jam i lumtur me punen dhe kushtet si dhe jam I qete. Besoj qe nje psikolog te ndihmon shume, por dhe ai pa a shum keto gjera te keshillon dhe esht mire se te jep force dhe te ndjek hap pas hapi. Te kuptosh qe kjo gje eshte serioze dhe nuk te le te jetosh e ke ti ne dore te ndalosh vetem ti. Shpresoj te kem ndihmuar sado pak dhe me vjen shum mire qe ka nje portal te tille. Ju uroj sherim sa me te shpejte, zoti qofte me ty mos I humb kurr shpresat
    P.S sa kam shkruar ketu nuk kam shkruar gjith temen e diplomes 

    1. Anonymous says:

      Te falenderoj shume per kohen tende dhe te gjitha qe ke shkruar. Te lutem mund te me thuash se cfare librash ke lexuar?

    2. Anonymous says:

      E ke shpjeguar aq mire, dhe une kam pas nje situat fiks, dhe me vinte inat qe nga nje njeri i forte qe isha te perfundoja keshtu, dhe mua me me ka ik ankthi por fatkeqesisht dhimbja e kokes ne dorm tensioni me perseritet ne situata stresi, po ishalla po me kalon plotesisht

    3. Laur says:

      Kaq fjal me shpres as psikologu nuk ti thot

    4. .netguy says:

      ne fakt tek kjo pike jam edhe une per momentin dhimbja e kokes kur gjendem ne situata stresante (tension headache), ndoshta kalon dhe kjo me pak kohe dhe besim/durim me shum.
      kam vene re qe kur shkon ne palester je komplet i shkeputur nga t gjitha problemet pershi ankithin jua sugjeroj do i keni si 2 ore pushim psh crossfit. tjeter sugjeroj nje hobi te mban te zene si puna por esht dicka qe e ben me qef

  2. .neguy says:

    Ne fakt nuk kam perqendrim te lexoj libra e humb fokusin pas gjys ore ndoshta ka qene prej gjendjes qe isha kam lexuar shum artikuj nga psikolog te huaj dhe shum video ne youtube (me shum youtube) po te kerkosh brenda javes fillon dalin dhe sugjerime nga vet youtube dhe me pas i google keta persona dhe papritur hapet nje lum informacioni. Besome kur te them qe avash avash kupton gjerat dhe fillon e permirsohesh. Thjesht dystohu falendero gjerat qe ke ne jete qe nuk i blen dot me leke. Jeto te tashmen mos e vrit mendjen per te ardhem dhe shpenzo kohe me njerezit e tu te afert.
    Dikush thoshe kjo gjendje esht ne mendjen tate nuk ekziston ne te vertet, ti e krijon ti e heq si erdhi ashtu do iki thjesht mos e vrit mendjen, jeta esht shum e bukur shijoje
    Te uroj gjith te mirat avash avsh do permirsohesh

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV