Këshilla/Blog

Ndjehem bosh 11.10.2019

Pershendetje un jam nje Nen e nje vajze,ka 1 vit e gjys qe vuaj nga ankthi depresioni po marr ilaqe por ndihem keq e pa dobishme cdo gje qe bej me duket kot spo mundem ta kaloj dot kyt situat nuk e di se si kam.me dal nja ky tym i zi merzitem shum tham me vete kur do te me kalojn,,i lutem zotit perdit i tham o me merr o mos me len ishtu ma

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar te ne shqetësimin tënd.
    E ndjej në letrën tënde gjithë shqetësimin, mërzinë e dëshpërimin që ndjen në një situatë e gjendje jo të lehtë. Ti përmend në letrën tënde që ke një vit që vuan nga ankthi dhe depresioni dhe që merr ilace. Kjo më jep të kuptoj që ti je vlerësuar dhe diagnostikuar nga profesionistë dhe shpresoj që trajtimi të jetë duke shkuar mirë. Nga ana tjetër, nuk e di se sa ke folur me këta ekspertë për seanca këshillimi që mund të kesh, që do të thotë paralelisht me trajtimin me medikamente të mund të
    diskutosh për gjithë mendimet e sjelljet që ke, që mendoj që kanë nevojë të kuptohen dhe adresohen.

    Në letrën tënde informacioni mungon dhe kjo nuk më lejon të shprehem më tej, por gjendje të tilla, riciklojnë mendime negative ose të papërshtatshme për situatat dhe duhet një profesionist përballë për tu marr me këtë gjë.

    Gjithsesi do doja të reflektoje dhe të listoje cdo gjë që është e mirë te ty dhe te gjërat që ke në jetë. Me siguri ka shumë aftësi e gjëra që ti di ti bësh.
    Të inkurajoj të na shkruash sërish dhe të na tregosh më shumë për mendimet që ke, si ato negative dhhe pozitive. Cfarë mendon që nuk po I jep dot drejtim? Cfarë të streson dhe mërzit më shumë? Kush janë personat përreth teje që janë suportues? Cilat janë gjërat me të cilat mund të merresh dhe të bëjnë të ndihesh mirë? Sa I thyen ti rutinat e ditës tënde në mënyrë që të evitosh, rënien në gjendjen e ankthit?
    Je e mirëpritur të na shkruash dhe shpresoj se përgjigja ime të ketë ndihmuar,
    Gjithë të mirat më tej,
    Me respekt,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV