Aleksa 12.10.2019
Kam frike dhe ankth gjith kohes, edhe kur dal, dua te kthehem sa me shpejt ne shtepi. Nuk kam besim tek shoqerite e reja qe mund te krijoj dhe shpesh bind veten qe nuk jane per mua dhe keshtu mbyllem ne vetvete dhe ndihem e vetmuar. si te behem me sociale dhe si te mos ndjej me kaq shume frike per njerzit qe me rrethojn?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur Aleksa,
Më vjen shumë keq për ciklin në të cilin të ka futur ankthi dhe gjënjen e vazhdueshme të alarmit që përjeton prej tij. E di se sa sfiduese dhe kufizuese mund të jetë. Ankthi vetë, është një emocion normal njerëzor i cili është tek secili prej nesh. Por në disa raste , nivelet e tij mund të rriten për shkaqe nga më të ndryshme( te shkuara ose të tashme). Kjo mund të bëjë që personi të jete një një gjëndje alarmi dhe frike të
vazhdueshme duke sjelle jo vëtëm përjetime emocionale por edhe fiziologjike.
Do të doja të dija pak më shumë se kur ka filluar të bëhët shqeytësim për ty? Sa kohë ke që ndihesh kështu? A lidhet vetëm me shoqëritë e reja? Me cfarë gjërash të tjera lidhet?
Një mënyrë shumë e efektshme për t’u marrë me ankthin është ekspozimi ndaj tij, gradualisht dhe sistematikisht. Do të të sugjeroja që kjo të bëhej me ndihmën e një psikologu. Terapia do të të ndihmonte jo vetëm në reduktimin e ankthit por edhe për të kuptuar cfarë qëndron pas tij. Ankthi ndonjëherë mund të bëhet paralizues, ashtu sic ti përshkruan , duke të lënë në vetmi, të izoluar dheme ndjenja të forta pasigurie për
njerëzit që të rrethojnë. Fakti që ke shkruar këtu është një hap i madh drejt trajtimit të gjëndjes,vazhdo ta bësh. Tako një psikolog. Terapia do të të ndihmojë të ndërtosh dhe jetosh një jetë të vlefshme .
Po pres të më shkruash sërish mbi pyetjet që kam ngritur,
Denisa Ndreka, Psikologe Klinike