Ajla 13.10.2019
Pershendetje e nderuar. Arsyeja se pse po i’u shkruaj ka te beje ne faktin se ndihem qe nuk me do askush rreth meje. Gjithmon kam pershtypjen qe kur takohem me nje mashkull nuk do pelqehem nga ai dhe nuk do me dashuroj asnjehere. Si mund ta largoj kete problem te lutem
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Të ndodh sepse nuk të pëlqen vetja prandaj, ndrysho mënyrën si mendon për veten, nr momentin kur të arrish të kuptosh se çfarë do mendojnë të tjerët ska rendesi athere do mund të çlirohet disi nga kjo gjendje.
Ajla përshëndetje,
Të falenderoj që na ke kontaktuar. Shqetësim yt reflekton nevojën e thellë që mund të jesh duke përjetuar për përkujdesjen e dikujt. Do doja të kuptoja më specifikish mbi ndjesinë që ke pasi thua që “askush” nuk të do dhe kam ndjesinë që mund të jetë një përgjithësim drastik që e thua në dhimbje e sipër. Nëse të kërkoj të bësh një listë me persona që janë të afërt me ty apo që kanë treguar apo tregojnë interes ndaj teje si do ishte kjo listë?
Për sa i përketë shqetësimit që ke që asnjë mashkull nuk ka për të qenë i tërhequr prej teje do doja të mundoheshe ta eksploroje pak se nga vjen ky besim që ke. Pse e ke këtë të mendur dhe prej sa kohësh mendon në këtë mënyrë? Nga mendon se burojnë të tilla qëndrime që ti ke në fantazi për atë që mund të mendojnë meshkujt për ty? Është e rëndësishme të mundohesh t’u japësh përgjigje këtyr pyetjeve pasi janë një mënyrë e mirë për të kuptuar se pse janë aty dhe si mund ti largosh duke i dhënë mundësinë vetes të shpëtosh prej tyre. Do të isha e interesuar të mi nisje këto përgjigje nëse mendon se mund të të ndihmoj sado pak kjo gjë.
Të uroj gjithë të mirat,
Dorina