pseudinimi xp 13.10.2019
Pershendetje! , kam nje problem , problemi im esht se me duket sikur jam ne gjendje ankthi ne shumicen e rasteve , mendoj sikur do rrezohem sikur do me bien te fiket dhe kur flitet per ndonje semundje me duket sikur i kam dhe un ato semundje qe flitet , dua vetem mos te kem ndjesin sikur do bie sikur do me bien te fiket , se me gjerat tjera jam ok tip i dalshem i muhabetit kaloj bukur me shoqerin qeshim argetohemi , faleminderit????
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ankthi ste le të jetosh të dhe nuk është e lehtë ta kalosh këtë gjë duhet ta kuptosh, por përmirësimit fillojnë pak nga pak, saqë ti as vete se kupton duke filluar të menduar pozitiv çdo herë. E në fund të fundit pse mos të jesh të gjithë një jete kemi dhe disa gjëra në si kemi në dorë. Kur të duket sikur të bie të fikët mendo që do kalojë që është një periudhë e vështir por unë do bëhem i fortë, dhe mos mendo o bo bo çfarë kam, pse me ndodh mua kjo, unë sjam i dobet etj etj. Ndoshta ditën ti do jesh njësoj e po një soj për ditë të tëra, do kohën e vete sidomos kur ankthi shoqërohet me simptoma fizike. Truri duhet të mendoj që ska asgjë dhe të Jetë i qetë dhe jo në gjendje alarmi gjith kohes. Gnu da me shume gjumë , merri me aktivitete, anashkalon dhe largo njerzit stresante, ruaje veten edhe kur dhe mirë. GJITHR TE MIRAT
Përshëndetje xp, duket sikur flet per dy fotografi të cilat nuk përputhen me njëra tjetrën. Njëra ka të bëjë me mënyrën si ndihesh dhe tjetra me mënyrën se si dëshiron të ndihesh, dhe është një luftë e vazhdueshme. Është ok të përjetosh ankth, është krejt njerëzore. A mendon se ankthi, pasiguria, etj… si dhe ndjenja që nuk na bëjnë të ndihemi rehat, mund të bashkëekzistojnë me ndjenjat e tjera ‘pozitive’ që ne aq shumë i dëshirojmë?
Gjithë të mirat
Enkeli