Këshilla/Blog

Psiko 20.10.2019

Nuk di nga tja filloj me nje pyetje nuk zgjidhet asnjgje . Deshiroj te kem nje komunikim pasu jam nje njeri mendoj bipolare mendoj ne depresion te thelle mendoj verete shum gjera te keqija per veten dhe njerzit e mi te dashur perfshire dhe beben time . Mendoj vdekjen kam gjendje ankthi , une nuk mar dot fryme gjate nates , filloj qaj papushim , ndihem bosh , eshte nje ndjesi shum e shemtuar . Nuk e di . Kam shum pikpyetje per shum gjera . I mendoj ne te gjitha menyrat mendoj dhe zgjidhjet behem mire por perseru vazhdon e njejta ndjesu

  1. Girl thing says:

    Duhet te fillosh nje mjekim me antidepressant e dashur ,une kisha mendime te kqija per veten dhe familjen tani i kujtoj dhe qesh jane budalliqe,do behesh me mire nese ndjek nje mjekim !

  2. Denisa Ndreka says:

    E dashur,
    Më vjen shumë keq për gjëndjen. E di që një pyetje nuk zgjidh të gjithë gjëndjen tënde, por është kërkim për ndihmë. Seneka ka thënë “ Dëshira për shërim është gjysma e rrugës drejt shëndetit” dhe unë besoj vërtet që kërkimi I ndihmës dhe dëshira për të ndryshuar gjëndjen është një ndër hapat më të rëndësishëm të procesit.
    Lindja e fëmijës është një ngjarje madhore jetësore e cila shoqërohet me shumë ndryshime. Është normale që pas lindjes , në ditët e para , nëna të ketë disa simptoma të lehta. Kjo ndodh për 80% të grave pas lindjes. Në 20% të rasteve këto simptoma mund të jenë më shqetësuese , dhe atëherë duhet kërkuar ndihmë tek profesionistët.
    Nga përshkrimi, do të të sugjeroja që të takoje një psikolog. Është shumë e rëndëishme që të adresohen cështje që të shqetësojnë. Periudha pas lindjes është e ngarkuar dhe e kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë për ty. Do të të sugjeroja të mos e diagnostikoje veten, të identifikoje disa gjëra që të bëjnë të ndihesh më mirë dhe të përpiqesh t’I mbash në rutinën tënde të përditshem, kërko ndihmë tek të afërmit për përkujdesin e bebes, përpiqu të gjesh kohë për të fjetur dhe për t’u clodhur( e di sa e vështirë mund të jetë kjo) fol me njerëz të afërt për se si ndihesh. Këto janë disa gjëra të cilat mund të të ndihmojnë për të lehtësuar lodhjen e kësaj periudhe, por asnjë nga të lartëpërëndurat nuk do të trajtonte gjëndjen.
    Prandaj të sugjeroj sërish, ta cosh më tej kërkimin e ndihmës dhe të takosh një psikolog.
    Uroj të jesh mirë , më shkruaj sërish nëse ke nevojë,

    Denisa NDREKA, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV