Osr 24.10.2019
Kalova nje problem me veshkat e mora shum keq u trondita dhe fillova te stresohesha shum kisha ethe ghendje frike isha e keputur nfa trupi por sa isha ne pune isha shum normale tani perdor adaptol ka raste sa here rri ne shpi sme ze gjumi e vras mendjen shum she nje shqetsim i vogel me tramb jam shum e dobet ka raste ha cdo gje ter diten ka raste me duket se e urej ushqimin po bie ne pesh ka dit fle e qet ka dit sme ze gjumi si ta mar veten jam beqare dhe punoj shum
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, duket se përballja më problemin shëndetësor që ke kaluar, ka zgjuar brenda teje një frikë e cila të bën të ndihesh kështu, pra sikur duhet të jesh vigjilente sepse gjëra të tjera mund të ndodhin duke u ndjerë kështu e cënueshme. Pra ti mund të ndihesh sëmurë edhe kur nuk ke simptoma apo mund të keqinterpretosh simptoma të vogla, si për shembull ndonjë dhimbje të lehtë.
Kam përshtypjen se ka ardhur koha ta eksplorosh këtë gjendje qe po kalon, duke kërkuar mbështetje psikologjike, për të lehtësuar simptomat dhe për t’i dhënë një kuptim gjendjes që po kalon.
Gjithë të mirat
Enkeli