Këshilla/Blog

Emm 29.10.2019

Pershendetje!
Une qe po ju shkruaj jam nje vajze 20 vjece .
E kam pasur ter kohen nevojen per nje psikolog por asnjeher nuk e kam mar mundimin per tu drejtuar tek nje i till, pasi ter jeten jam perpjekur ta perballoj vetem ose me miqt e mi gjendjen e temerrshme emocionale . Ne fakt dhuna ka qen e pranishme ne jeten time qe ne mosh shume te vogel . Jam rritur ne nje familje ku babai im dhunonte nenen time , ku vellai im i vogel nga pasojat e familjes u be nje tjeter dhunues . Jeta ka qen ter kohen e dhimbshme . Por, edhe me e dhimbshme u be ne momentin qe njoha “dhunuesin tim” . Edhe pse dhuna ne famijen time ishte e perhershme , babai im kurr nuk dhunoi ndaj meje. Por, njesoj sic veproi ai mbi nenen time, dikush tjeter veproi mbi mua . Ne moshen 16 vjecare si cdo adoleshente u njoha me djalin me “gangester” te zones. Ne ate koh mendoja se ishte dashuri me shikim te par . Por qe perfundoj nje vuajtje e pafundme . Pasi kaluan disa vite , dhe une ende vazhdoja ta ruaja virgjerin time , ai nuk mundi te priste vendimin tim per ta mar ate hap te “rendesishem” dhe veproi pa deshiren time . Ishte data 13 nentor , kur njeriu qe doja me perdhunoi dhe me mori nje pjes te trupit tim me dhune . Sa e veshtir qenka te jepesh me detyrim! Por, asgje smund te mbetesh me aq ! Isha pa perkrahjen e duhur nga miqte e mi te cilet edhe mund tme paragjykonin per faktin qe nuk isha me e virgjer , dhe keshtu bera nje pakt me veten time te vazhdoja te jetoja realitetin genjeshter sebashku me perdhunuesin tim . Mendoja se cdo femer virgjerin duhet tja dhuronte vec burrit te saj , nese do mbetesha vetem dhe jo e virgjer askush nuk do tme merte me per seriozisht. Ose te pakten keshtu me thoshte ai … Kaloi koha , akoma rendja pas tij dhe ai pas meje , por gjerat veshtirsoheshin dhe ai me dhunonte sa her ti jepej rasti . Isha thjesht nje femer qe i perkisja perdhunuesit tim te cilin vazhdoja ta doja. Kjo gjendje vazhdoj deri ne momentin qe u derdh kupa! Kaloi koh, u ndam, mora vendimin me te rendesishem , skishte me kthim pas ! Dhe keshtu u perpoqa te njoh nje tjeter person , kjo ndodhi ne vitin e par te univeristetit … Fillova ta doja me gjith zemer sepse beja ter kohen krahasimin me ishin tim , dhe ky me dukesh nje njeri i dashur dhe mbi te gjitha nje njeri qe kishte respekt per femren . Por , asgje nuk esht ashtu sic duket . Edhe pse ktij njeriu iu dhash me deshiren time te plote, asgje smund te mjaftonte . Pasi me lendoi aty ku kurr sma priste mendja , ai njesoj si ishi nisi tme godiste dhe qellonte ne debat e siper . Perpara 7 ditesh u perpoqa ti jepja fund jetes sime sepse kaq shum zhgenjime kan krijuar boshllekun me te pafundem qe ekziston. Por, miqte e mi me shpetuan ne momentin e duhur dhe asgje nuk ndodhi . Kam shum nevoj te kapercej cdo gje dhe te harroj cdo gje , por sa her perpiqem tja dal , jeta me pengon akoma me teper …. Do te doja shum tme ndihmonit psikologjikisht

  1. Someone/Somewhere says:

    Jeta nuk eshte aq e thjesht… Duhet te shikosh para ..eshte e lehte ta thuash …thjesht flije mendjen….nese te duhet dikush te flasesh une jam ketu…thjesht me thuaj…secili ka historine e tije…duhet nje shpatull ku t mbeshetesh diku..dikur…

  2. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje e dashur,
    Sa mirë që mori fund pjesa më e keqe! Jam shumë e lumtur që je ulur dhe e ke shkruar këtë letër.
    Mrekulli që miqtë e tu ishin aty dhe të ndihmuan të dilje nga gjendja kritike. Sa mirë që ke njerëz pranë që të mbështesin dhe të ndihmojnë! Kjo mbështetje është një provë se ka shumë njerëz që të duan dhe të mbështesin, jo vetëm njerëz që dhunojnë dhe bëjnë keq.
    Natyrisht, më vjen pafundësisht keq për gjithë gjërat e këqija që ke përjetuar, që nga fëmijëria deri sot. Askush nuk e meriton një dhunë të tillë, askush padiskutim! Dhuna mbi një qenie njerëzore është e patolerueshme, është krim dhe ai që dhunon duhet të marrë dënimin e duhur (dhe ndërkohë që merr dënimin, të trajtohet për problemet e veta).
    Unë të mbështes plotësisht për vendimet që ke marrë. Ia ke dalë për ta mbrojtur veten tënde dhe jam e bindur se ke bërë më të mirën që ke mundur. Largimi nga dhunuesi është kryesorja.
    Tani mbetet pjesa tjetër: shërimi, ringritja dhe fuqizimi. Ti ke nevojë të shërosh plagët e tua, të ringrihesh si vajzë, si grua dhe të fuqizohesh. Jepi vetes kohë, vendos disa prioritete dhe përcakto sesi mund t’i arrish ato. Pyete veten: Si mund të shërohem unë? Si mund të ringrihem? Si mund të fuqizohem? Unë besoj shumë se ti i ke përgjigjet brenda vetes.
    Të sugjeroj të kërkosh ndihmë, sepse nuk është proces i lehtë, kërkon kohë dhe njerëzit e duhur dhe shumë forcë, kurajë dhe
    vullnet nga ana jote. Nëse nuk e bën ti, nëse nuk e ndihmon TI veten tënde SOT, mos prit ta bëjë askush para teje.
    Ne jemi këtu për ty dhe mund të na shkruash sa herë të kesh nevojë.
    Të uroj shumë forcë dhe të jap kurajë pafundësisht,
    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV