Këshilla/Blog

Sara 30.10.2019

Kam pas 1 lidhje 1 vit me nje cun 23 vjec nderkoh qe une jam 21. Ai ishte shume xheloz njesoj si dhe une. Nga xhelozia e tij me ka qellu me ka bo te vdekme me ka pas nxi syt me ka dal gjak na hundet jam bo per spital dhe te gjitha. Cdo gje ecte mir, por ne fund te dites pothuajse perfundovem kshu. Para 3 diteve i thash qe dua ta ndahemi, dhe ai e pranoj m tha ok, per faktin se nuk durohet me kjo situat. Te theksoj se ai eshte pronar i nje lokali dhe une kam fillu pune aty qe diten qe jemi lidh sepse nuk donte te me lente te punoja diku tjeter. Tani e kemi len qe une te punoj aty ke puna dhe ne te dy te jemi vec 2 shoke shume po shume te mire dhe te ndihmojme njeri tjetein. Nuk dinsi te sillem te vazhdoj ti flas te punoj aty. Jam shume ne stres????????????????E dua shume

  1. Anonim says:

    Mendo te rinisesh nje faze tjeter jete ne nje ambjent me te qete. Kush te rreh nuk te do as si te dashur as si mike. Si e re qe je ke shume potencial per tja dale ne nje pune tjeter, ne nje mjedis tjeter duke i lene vetes mundesi te rikuperohesh dhe te njihesh me persona qe te vleresojne per ate qe je.
    Te uroj me te mirat.

  2. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje Sara,
    E shoh që je në stres dhe të jap të drejtë. Nuk është e lehtë të vazhdosh të rrish pranë dikujt që të ka qëlluar dhe të ka bërë për spital, aq më tepër kur ai është pronari yt.
    Sinqerisht, më vjen keq që je lënduar dhe dëmtuar. Besoj se askush nuk e meriton të lëndohet në këtë mënyrë. E besoj që po përjeton një konflikt të madh brenda vetes. Megjithatë, jemi këtu për të parë alternativat apo jo?

    Së pari, të inkurajoj të mendosh si ndihesh kur je me personin që do? Si të trajton ai? Si të bën të ndihesh dhe të mendosh për veten tënde? A ndjehesh e vlerësuar apo e dhunuar? A ndjehesh me vetëbesim dhe e forte kur je pranë tij apo është e kundërta?
    Çfarë ndjen ai për ty? Si të trajton? Çfarë ka bërë ai për ty deri më sot, që ti të rritesh si person, që të jesh e lumtur dhe e realizuar? Përfytyroje veten me atë person pas disa muajsh apo vitesh? Çfarë sheh?
    Së dyti, pyete veten: Çfarë dua unë nga vetja ime, si dua të jetë jeta ime dhe kush kam dashur të jem sot, para disa vitesh?
    Së treti, mendo për të ardhmen dhe shih deri ku mund të shohësh. Si e sheh veten pas disa muajsh apo vitesh? Ku do të doje të ishe dhe çfarë mendon se duhet të bësh për të arritur atje? Kush mund të të ndihmojë?

    Unë e di që ndarja nga dikush që e do nuk është e thjeshtë, por të inkurajoj shumë që të qëndrosh pak më gjatë me veten tënde, të kuptosh nevojat e tua të paplotësuara, të shohësh sa shumë nevojë ke për disa gjëra që jo kushdo mund të t’i plotësojë. Unë nuk besoj se mund ta harrosh një person duke i qëndruar afër, askush që njoh nuk e ka këtë superaftësi.
    Kupto nevojat e tua dhe mos qëndro vetëm. Kur je vetëm, je më vulnerabël dhe e pambrojtur. Kërko ndihmë. Fol me njerëzit e tu të afërt dhe kërko mendim nga ata, sesi mund të veprosh për ta mbrojtur veten tënde dhe të drejtat e tua. Dil dhe kërko hapësirë për veten tënde, bëj gjëra që ke dëshirë dhe që të përmbushin si person.
    Situata në të cilën ndodhesh nuk kalohet vetëm. Vetëm mund të rrezikohesh përsëri dhe unë dua të theksoj se ti duhet të mbrosh veten tënde me çdo kusht, sepse ajo është gjëja më e shenjtë që ke.
    Të uroj më shumë dashuri për veten dhe më pak për ata që nuk të duan!
    Përzemërisht,
    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV