Vajza 31.10.2019
Kam 1 muaj qe po njihem me 1 djale . Ai eshte nga Kucova por jeton ne Gjermani dhe une nga Elbasani por jetoj ne Tirane. Deri me tani gjerat po shkojne mire midis nesh por problemi i vetem eshte se une nuk e njoh familjen e tij e cila jeton ne Kucove, nuk di asgje per te pervec assj qe ai me ka treguar. Nje tjeter problem eshte se une momentalisht kam perfunduar Masterin ne Inxhinieri ndersa ai nuk ka studiuar por ka nje profesion qe e ushtron aktualisht atje ku jeton. Per mua nuk perben problem kjo pjese por kam disa dite qe e mendoj se si do e prese familja ime kete fakt . Ata nuk jane ne dijeni te njohjes time dhe per kete arsye kam disa dite qe ndihem e stresuar per kete pjese, ne stres dhe je ankth. Nuk di se si te veproj . Djali ne fjale me pelqen( nuk mund te them qe e dua pasi eshte heret) dhe nuk di si te veproj. Ndjej se po humbas veten duke menduar per kete gje dhe frika me e madhe eshte depresioni. Dua nje keshille nga ana juaj se si tr veproj ne lidhje me kete situate
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
1 muaj njohje eshte shume shume pak per te gjykuar e dashur. Te keshilloj te mos nxitohesh per te hedhur hapa te tjere!!!! Sa per shkollen, nuk eshte problemi e ka apo jo ate cope diplome, por a eshte ai ne nivelin tend kulturor? A mund ta konsiderosh te barabarte me veten? A eshte mendje hapur apo skllav i ca parimeve morale te kota? Cfare edukate ka? Cfare kendveshtrimi ka ai per gjerat me te rendesishme ne jete si familja, gruaja, femijet, puna. Keto jane gjera qe do t’i kuptosh me kalimin e kohes, ne fillim te gjithe sillen si me perfektet pastaj dalin problemet. A je e sigurt qe ben pune te ndershme? Trego kujdes! Mos ja hap zemren menjehere per ato qe mendon dhe ndjen per te. Ne fillim ndodh qe ecin lehte muhabeti, keshtu qe gjykimi jo rralle here ndodh te jete i gabuar.
Merri gjerat me me qetesi mendoj, eshte akoma heret per te mbimenduar per familjen e tij dhe tende. Jepi kohe vetes te njohesh (balle per balle) djalin ne fjale dhe pastaj mendo per me shume.
Mendoje mire. Merri gjerat me ngadale