Këshilla/Blog

Ae 02.11.2019

Pershendetje!
Jam nje vajze 23 vjece
Problemi im eshte se kam kaluar nje femijeri shum te veshtire, babai im dhunonte mamin prej shum kohesh.
Prej gati 1 vit kam kaluar nje gjendje shum te keqe , zgjohesha naten duke qare ,shikoja endrra te kqija, me kalimin kohes e kalova kte gjendje.
Problemi eshte se po behen dy vite nga ajo gjendje , mami tani esht shum mire por un nuk jam njesoj.
Mendoj gjera te paqena dhe krijoj situata per mamin psh sikur ka vdekur qaj pa pushim.madje mendoj dhe per veten gjera te kqia sikur tme ndodhi dicka mund te ndryshojn disa gjera dhe njerz qe me rrethojne.
Mos po kaloj ndonje ankth apo depresion???
Besoj se ka ndryshim te” krijosh dhe mendosh “sikur te ndodhi dicka mund te ndryshojne gjerat dhe njerzit me te menduarit ti besh keq vetes ? kte se kam menduar ndonjeher.

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshendetje, e kuptoj se si fantazia dhe mendimet që të vijnë pa i dëshiruar mund të të shkaktojnë ndjenja faji dhe të bëjnë të mendosh keq për veten, sidomos kur sikur për një fraksion kohe të ndjesh dyshimin që këto mendime mund të realizohen. Ti ke kaluar një fëmijëri shumë të vështirë e po ashtu në vazhdim të jetës tënde, derisa më në fund rreziku real nga dhuna është
    larguar nga jeta jote dhe e mamasë tënde, ndërkohë që mund të ketë lënë pas mjaft pasoja tek ty.

    Përvojat traumatike, si ato që ke pësuar ti së bashku me mamanë tënde, mund të vijnë si përjetime të tilla si ato që ‘ti i krijon dhe mendon’ për një qëllim të caktuar. Ky qëllim nuk është që ti të torturosh veten, megjithëse ndjesia mund të vijë si e tillë, por për t’i dhënë një kuptim, një zë, një shpjegim që ndoshta kur ke qenë më e vogël nuk ke pasur se si t’ia jepje vetes. Pra, trauma jote, frikërat e tua vijnë sot në këtë formë sepse ti në një farë mënyrë po përpiqesh ta riparosh atë. E kuptoj që kjo gjë është mjaft e vështirë për ty dhe se mund të kesh nevojë për mbështetje psikologjike.

    Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV