Këshilla/Blog

Arta 02.11.2019

Here pas here perjetoj ankth. Me duket sikur me zihet fryma. Kam nje shqetesim te momentit dhe vazhdimisht qaj. Si mund ta permiresoj gjendjen time ?

  1. Dorina Kapaj says:

    Përshëndetje Arta,

    Të falenderoj që na ke kontaktuar. Të tilla reagime vinë si pasojë e gjendjeve të rënduara emocionale që mund të jesh duke përjetuar. Për të kuptuar më mirë shqetësimin që ke do doja të dija pak më shumë mbi natyrën e këtij problemi. Cfarë ndihen përvec reagimeve fizike kur ndodhesh në të till gjendje? Cfarë mendimesh të mundojnë gjatë ditës apo me cfarë cështjesh
    të rëndësishme je duke u përballur këto kohë që mund të ndikojnë në gjendjen e ankthit? A e ke përjetuar dhe më parë një gjendje të till apo ke filluar ta ndihesh së fundmi? Është e rëndësishme të mundohesh tu japësh përgjigje këtyre pyetjeve pasi do të të bëjnë më të vetëdishjme mbi mënyrën se si shqetësimet emocionale shprehen nëpërmjet shqetësimeve të tilla në trup, si probleme me frymëmarrjen, rrajhe të crregullta të zemrës dhe shpërthime të papritura emocionale. Nëse ke mundësi do të të inkurajoja të flisje me një psikolog apo psikoterapist me të cilin do të kishe mundësi të eksploroje më në detaje shqetësimin që të mundon.
    E mirëpres një përgjigje nëse do të duash të ndalesh pak më gjatë mbi shqetësimin që ke.

    Të uroj gjithë të mirat,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV