Këshilla/Blog

Ina 02.11.2019

Pershendetje,
Ka 10 muaj qe jetoj e vetme pasi jam e fejuar, por per nje jete me te mire i fejuari ka ikur ne emigrim.Cdo dite merzitem e qaj pasi kam 5 muaj qe jam pa pune dhe me shpres se po gjej pune po nuk kam gjendur te pershtatshme.Njerzit e te fejusrit me sillen shume ftoht e pjesen me te madhe ri e mbyllur.Vetem ri e qaj.Ju lutem me jepni nje keshill pasi ndonjeher mendoj qe jam e tepert ne kete jete

  1. Denisa Ndreka says:

    E dashur Ina,
    Duket që po përballesh vështirë me situatën e krijuar prej disa muajsh. Kuptoj që marrëdhënia në distancë por edhe ngjarjet të tjera si papunësia, marrëdhënia e largët me familjarët dhe ndjesia e të qënit vetëm të kanë ndikuar jo pak. Unë do të të sugjeroj të takoje një psikolog për të diskutura më në detaje shqetësime të tilla si izolimi, trishtimi dhe mendime që lidhen me jetën. Është e rëndëishme që vështirësi të tilla të diskutohen me një profesiosnit dhe trajtimi të të ndihmojë të jetosh jetën sic ti do, të gjesh një punë që ti do dhe të ndihesh e plotë.
    Faleminderit që ke shkruar dhe mos hezito të më shkruash sërish.
    Denisa Ndreka, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV