Ajo goca 02.11.2019
Prsh Nuk je vetem
Jam nje vajze 16 vjec, kam nje problem por dua nje keshille nga ju
Kete vit jam ne vitin e pare gjimnaz, shkollen e kam pak larg edhe me duhet te shkoj vetem
Ne fakt me pare gjate gjithe kohes kur shkoja ne shkolle apo dilja diku tjeter kam qene e shoqeruar pra nuk me ka rene shume qe te dale vetem
Ama kete vit eshte ndryshe kur dale jam vetem por kam shume frik sepse ka shume “manjak” te cilet ngacmojne, me shikojne ne menyre te cuditshme, hedhin ndonje fjal
Une kam shume frik nga keta edhe nuk di cfare te bej, si te sillem, si te veproj vetem iki
Konkretisht kur po ikja ditet e fundit rruges vetem dikush me shikonte cuditshem hidhte ndonje fjale ama nuk di si te veproj ca te bej por kam edhe shume frik
Ju lutem me jepni nje keshille
Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Mos ju fol thjesht injoroi
E dashur,
E kuptoj shqetësimin tënd dhe kuptoj dhe frikën tënd. Do të të sugjeroja të flisje me dikë të afërt , edhe me policinë që mund të vlerësonte rrezikun e ketyre situatave dhe mund të të mbronte. Unë nuk mund të të them shumë për rrezikun, sepse nuk e di kontekstin. Por mund të të them me siguri që ngacmimet dhe komentet me natyre seksuale, nuk duhet të bëhën absolutisht ndaj një 16 vjecarje dhe nëse ndodhin duhen adresuar si dicka jo e ligjshme dhe e rrezikshme që po I bëhet një fëmije. Këto komente dhe ngacmimi jane forma të dhunës seksuale dhe duhen adresuar. Fol me prindërit ose me të rritur të tjerë të besueshëm që ke pranë. Rruga për në shkollë nuk duhet të jetë një eksperiencë e frikshme për një të re.
Faleminderit që na shkrove,
Denisa Ndreka, Psikologe Klinike