Këshilla/Blog

Anymous 04.11.2019

Pershendetje jam 20 vjec kam mendime te cuditshme sikur do cmendem kam pasur periudha ankthi dhe depresioni por kam arritur ti kaloj perkohesisht duke mos kerkuar ndihmen e nje psikologu por tani e shikoj shum te veshtir dhe pa shpres fiksohem mbas cdo gjeje dhe jam i shqetsuar cdo moment per dicka me duket cdo gje pa kuptim nuk kam nerva per asgje jam i mbytur nga mendimet obsesive ka 2 muaj qe me kapin momente hutimi dhe si shkeputje e vetdijes zakonisht ne ambjente ku ka shum njerez kohet e fundit kam filluar nuk duroj dot zhurmat dhe dritat ka rreth 2-3 vite qe kam nje dhimbje te leht por kronike te kokes a me keshilloni te kryej nje eeg tek neurologu dhe neqoftse jam e rregull te bej disa seanca psikoterapie ju lutem me ndihmoni ,faleminderit

  1. shok t njejten gje km dhe un po mundohu me marr me sportivitet se kam 1 vit e gjys qe jam kshu si ti dhe cdo dit kam dhimbje n kraharor isha dhe tek mjeku dhe m tha qe nuk ke gje po mundohu ta kalosh says:

    emir

  2. MSc. Klodjana Gjika says:

    Përshëndetje,
    Shqetësimet e tua janë të shumta dhe më ngjajnë më së shumti me natyre emocionale. Me vjen mirë që një nga mundësitë që ti sheh është dhe psikoterapia, pasi ashtu si ti mendoj se kjo do ishtë një mënyrë tepër ndihmuese, duke u ulur dhe punuar me keto shqetësime që ke.
    Që të të ndihmoja më nje opinion më konkret do më duhej të di ç’lloj mendimesh obsesive ke, dhe do doja të më tregoje më shuëm rreth anthit dhe depresionit tënd. Do ishte e nevojshme të eksplorohet më shumë rreth këtyre mendive të cuditshme etj, dhe mënyra më e mirë është të kontaktosh me një psikoterapist\te për të folur me gjatë rreth tyre.

    Të uroj gjithë të mirat
    Klodjana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV