Këshilla/Blog

Ina 05.11.2019

Përshëndetje të gjithë bashkevuajtesve të ankthit dhe paikol! Edhe une prej një viti tashmë po jetoj me ankth, pas 10 muaj luftë me veten, mora mjekim për një muaj(sedoxil, dulester dhe vitamina) u permiresova shumë, tani pas mbarimit të ilaçeve, po ndjej se po rikthehem sërish në gjendjen qe isha , jam nënë e dy fëmijëve të vegjël dhe me vjen shpesh të qaj se s’kam fuqi as të gëzoj për asgjë, çdo gjë më duket bosh , sikur çdo gjë po merr fund për mua, e di që është produkt i mendjes, po nganjëherë me mposht , sa shpesh me dobësohet trupi sikur po më bie te fiket, dridhje këmbësh ,ndjej një frikë ( sikur do vdes) nuk. ndihem e motivuar.E falenderoj Zotin çdo minutë për çdo gjë që më ka dhënë , lutem të më largohet kjo frikë
e përditshme , . A mendoni se duhet ndjekur mjekimi me gjatë , kush ka dalë nga kjo gjendje ,ju lutem një mendim?

  1. Fondacioni Together Albania says:

    Përshëndetje Ina,
    Të falenderojmë që ke shkruar në Nuk Je Vetem për gjendjen tënde emocionale dhe mendore. Duket sikur deri më tani mjekimi ka funksionuar gjatë kohës që keni qenë nën efektin e tij. Por, siç dhe mund ta keni lexuar në pyetje të tjera të ardhura, psikologët, psikoterapistët dhe psikiatrit gjithmonë sugjerojnë që trajtimi i ankthit të jetë në disa mënyra të kombinuara. Pra, çfarë mund t`ju sugjerojmë është që të ndiqni psikoterapi ose seanca me psikolog për të kuptuar mbi çfarë ju shkakton ankth, burimin e tij, shkaqet dhe si mund t`i përballoni ato. Në këtë mënyrë do të mund të kuptoni shumë për veten tuaj dhe do të menaxhonit më mirë atë që po përjetoni.

    Ju urojmë më të mirat,
    Stafi i Nuk Je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV