Këshilla/Blog

Familja 14.11.2019

Pershendetje jam nje zonje 45 vjecare. Problemi im eshte qe bashkshorti im ka filluar te me menjanohet dhe nuk me trajton e nuk me shpreh me dashuri. Rastesisht kam mesuar se ai ka dike tjeter. Flet me te ne video chat dhe komunikojn vazhdimisht. Une nuk i kam thene asgje ne lidhje me kete pasi kam frike se cfare do te ndodh. Kam nje djal 23 vjec dhe nje vajz 18. Nuk di se si te zgjidh kete situate. Familja eshte e shenjte dhe une dua ta ruaj ate. Ju lutem me ndihmoni.

  1. She says:

    Beja te qarte burrit qe i di veprat e tij.
    Mos te te marri si idiote duke hedhtur.
    Do besh mire per mendimin tim
    Edhe femijeve tua thuash kush esht babai
    I tyre sepse keshtu do e dine ate dhe ai
    Nuk mund te shtiret po edhe femijet do e
    Mesojne te vertete.Fundja fundit nuk jan te vegjel.Dhe nese yt shoq nuk te respekton aq me keq nese merret me te tjera dhe nuk te afron ateher ktheja dhe ti shpinen.Familja eshte e shenjte po nuk pati tradheti ne ate.Nuk ke pse jeton ne ate fare menyre.Do vritesh shume.

    1. Familja says:

      Faleminderit shume qe me shkruajtet. Me fal po eshte kjo menyra e duhur me te cilen duhet te veproj. Mos kjo gje e keqeson situaten dhe une e humbas ate. Do te thote qe une do te shkaterroj familjen time me duart e mia. Ai eshte shume i ftohte ndaj meje. Nuk me perfill dhe me shtyn me perbuzje. Po ashtu as i pranon gjerat. Si duhet te veproj? Te qendroj ne heshtje , te perballem me ate femren tjeter apo t’i ballafaqoj gjerat? Ju lutem me ndihmoni.

  2. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje. Ju falenderoj per pyetjen.
    Mendoj se pari se pergjegjesia per familjen (qe per juaj eshte e shenjte) nuk eshte vetem e juaja por edhe e bashkeshortit. Se dyti, nje bisede lidhur me shqetesimin qe keni eshte e nevojshme pasi nuk mund te marrni cdo gje me mend dhe te ‘amplifikoni” gjendjen tuaj emocionale.
    Femijet me sa shoh jane ne moshe adulte, keshtu qe mendoj se prioritet per juve duhet te jete se si ndiheni juve me veten.. Askush nuk e di se “cfare do te ndodhë”, por ajo qe “po ndodh” eshte se ju nuk jeni e lumtur per momentin, dhe kjo gje nuk mund te vihet ne plan te dyte pafundesisht.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV