Këshilla/Blog

Liljana 14.11.2019

Pershendetje stafi . Jam nje vajze 20 vjeqare , problemi jem esht vetbesimi , mungesa e motivimit , mungesa e optimizmit . Jam nje person qe qdo gjo e marr per seriozisht , merzitna shpesh per qfardo lloj arsyje , qdo gjo e marr me stress , pra nuk mundem me mendu pozitivisht . Ndikohem shum prej diqkaje qe mundet me ma thon dikush , qaj shpesh . Kom deshira , edhe nese du me arrit diqka , nuk e kom vetbesimin qe e arrij , mduket qdo gjo e parealizushme ose e veshtir , me mungon motivimi me nis diqka e me bo diqka per veten tem .shpesh her ndihem gjeloze per vajzat qe shoh rruges , apo per shoqet qe duken ma bukur ,qe kan njo trup tbukur , ose veshen ma bukur e
une jo . Une deshiroj qe qdo gjo me marr me optimizem , me pa anen pozitive tgjithqkaje , du me pas besimin qe une qdo gjo qe du muj me arrit , nuk du me pas mo stress se pom lodh teper
Qdo keshill e juja besoj mkish ndihmu
Faleminderit

  1. bebiderrkuc says:

    Nuk ka asgje te keqe te mos kesh ato cfare kane te gjithe. Cdokush ka gjerat e veta qe duhet te ndihet krenar. Nje fustan i bukur nuk e ben dike tjeter te jete me e mire se ty.
    Cdo dite duhet te jesh mirnjohese per ato qe ke , ne menyre qe diten tjeter te kesh me shume per te qene mirnjohese.
    Ji mirnjohese per gjerat qe disponon dhe mos xhelozo por ndihu e kenaqur qe te tjeret e kane arritur ne menyre qe nje dite te afert , ti arrish dhe ti.
    Te gjithe gjerat qe ti deshiron jane aq te thjeshta per tu realizuar , jo te enderrosh per to , por duke filluar qe neser ti besh realitet.

  2. MSc. Klodjana Gjika says:

    Përshëndetje Lijana,

    Të gjitha këto mendime dhe ndjesi që ti përjeton duket se janë tepër dorbitëse, e mesiguri të marrin shume energji. Ajo që mund të them nga përshkrimi yt, pa ditur situatat e tua jetësore apo mardhëniet e tua të rëndësishme, është se ka një arsye pse ti ndjehesh kështu. Fillesat mund të jenë shumë të hershme në fëmijëri, menyra si ti i ke përjetuar gjerat nga atëherë gjatë zhvillimit tënd, gjerat që të kane ndodhur, mënyra se ti ke ndjerë se të kanë trajtuar, ndoshta është e veshire për ty si të vlerësosh veten po ashtu dhe të kuptosh aftësistë dhe dëshirat e tua. Duket sikur ti dëshiron pikërisht të kundërtën e këtyre ndjesive, që do të thotë se mundësia është aty por të duhet punë me veten që të kuptosh dhe ta forcosh atë.

    Shpresoj që përgjigja të jetë e vlefshme sado pak.

    Të përshendes Klodjana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV