Ajo 14.11.2019
Pershendetje.Do zoti marr pergjigje per kete gje se ka shum vite qe me shqeteson.Un jam 21 vjece.Problemi eshte qe si ka mundesi dmth qe pothuajse gjitha bashkemoshataret e mia madje edhe 13,14,15 vjecaret kane trup me te mire se une.Un jam nenpesh dhe jo shum e gjate.Ndihem shum keq.Asnjeher sjam lidhur ne jeten time.Djemte nul ti hedhin syt nese nuk ke trup te mire.Gjoksi im eshte i vogel dhe vithe nuk kam.Gjate veres dua te vesh rroba te gjera dhe te gjata keshtu sdua te shfaq te metat e trupi tim para te tjereve.Kam hasur shum veshtiresi ne jete per shkak te paraqitjes.Mundohem ti shmang muhabetet kur shoqet e mia flasin per veshjen,trupin dhe cunat.Kam ankth kur jam pran nje djali.Ca njerez me thon qe jam e bukur po ma shpifin,,,po ca te shtirurish.Dy a 3 propozime per lidhje i kam refuzuar pasi nuk ndihesha mir me veten.Shume cuna me shkruajn ne ig e fb per tu takuar por asnjeher si kam takuar pasi kam frik,nuk i besoj pamjes sime.Jam ne vit 2 universitet
Por nuk i afrohem asnje djali skam aq vetbesim dhe siguri te vetja.Po me kalojn vitet kot dhe urrej kur shoqet e mia flasin per martesa fejesa lidhje e dashuri e gjera si keto.Pastaj kur me pyesin mua si ka mundesi qe sjam lidhur kurr skam ca tu shpjegoj.Kam shume veshtiresi te pran femrave te bukura ose pran djemve.Nuk ndihem mire.Kam deshire te mbledh disa para dhe te kryej ca nderhyrje si psh rritje te gjatesis,gjoksit dhe vitheve.Nuk me intereson nese jam fallco ashtu sepse keshtu origjinale po vuaj shume.Po nuk kam aq leke dhe se di ku do i bej.Ne kete kohe jam shum e pasigurt per pamjen,ndonse mundohem te jem njeri i drjet me te gjith dhe mundohem per te mesuar ne fakultet.Por skam ca te bej ne kete ane.Me duket sikur do vdes beqare.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje zemer!
Jam shume e sigurt qe nuk je aspak e shemtuar dhe nuk ke asgje manget nga shoqet e tua. Mundohu te permiresosh kendshikimin qe ke per veten tende.
Une kam gjithmone nje shprehje, qe njerezit dallohen nga njeri tjetri nga ajo cfare mendojne per veten e tyre. Te jesh e sigurt qe nese mendon se je e tille , ate gje do percosh dhe tek te tjeret. Qofte e mire apo e keqe. Bukuria eshte relative , disa mendojne se te jesh e gjate eshte terheqese , disa mendojne e shkurter. Disa mendojne brune , disa mendojne bjonde.
Kam pasur dhe une raste kur ndihesha keq kur shihesha ne pasqyre , shume here kur ndodhesha perballe nje pasqyre mbyllja syte , i shmangesha , e nuk doja ta shikoja veten time.
Ajo cfare bera ishte e kunderta. Nese shihesh ne pasqyre , duaje veten tende. Filloje qe nga fytyra jote , shiko se si cdo gje eshte e bukur, syte , hunda , mollzat , vetullat , buzet , floket , binde veten tende se jane , dhe kur te shihesh heren tjeter ke per ta pare qe jane vertete shume te bukura.
Nga ajo kohe qe isha e shemtuar dhe deri tani , fytyra ime eshte e njejte, ishte thjesht mendimi im per veten i cili ishte i gabuar.
Nuk ke faj te ndihesh e tille , jetojme ne nje kohe ku bukuria ka marre me shume atribute sec duhet. Lexo libra, shiko filma, ndiq ne instagram persona qe reflektojne bukuri te brendshme, qe bejne udhetime jo qe tregojne cdo dite rroba , ndiq ata qe flasin per bukurine e vertete , ate qe mendon ti se ka me shume vlere ???????? ILY!!
Pershendetje, se pari doja te thoja nmqe nen peshe jam dhe une, as mjaftushem e gjate per te justifkuar peshen time, mund te them qe jemi moshatare , une ne vit te 3 universitet. Dhe po ka pas raste qe kam pas po kte prbl si ti vetem se kurre nuk e kam bllokuar veten te krijoj lidhje apo te kem shoqeri etj etj. Njerezit do te gjykojne si e dobet si e shendosh edhe si te jesh normale (e pse perfekt seshte askush). Pamja pare eshte dicka por seshte gjithcka, mjafton te mos bllokosh veten,mos e ndalo , krijo vetbesim, ka mijera info ne youtube a google per temen e vetbesimit. Te uroj gjithe te mirat ????
Pershendetje, perderisa ti e ke permendur se mendimi qe ke për trupin tënd nuk përputhet plotësisht me mendimin e të tjerëve, atëherë krijohet përshtypja se je ti ajo që po e gjykon veten. A mund të jetë kështu?
Çfarë funksioni mbrojtës mund të ketë ky imazh që ke krijuar për veten? Nga çfarë të mbron ‘të qenit jo tërheqëse’ për meshkujt apo te qenit ‘jo aq e bukur’ sa vajzat e tjera?
Sigurisht që i gjithë ky imazh për veten do të sjellë vetëvlerësim të ulët për pasojë, dhe ndjesinë se gjithçka në jetën tënde varet nga kjo gjë që ti e sheh si kusht që ‘duhet riparuar’ që të mund të ndihesh mirë me veten dhe që të krijosh marrëdhënie me të tjerët.
A ka qenë gjithmonë kështu? A mban mend ndonje periudhë kur imazhi për trupin tënd dhe rëndësia e tij në krijimin e marrëdhënieve me të tjerët nuk ka qenë problem për ty?
Je e mirëpritur ta vazhdojmë bisedën.
Gjithë të mirat
Enkeli