Këshilla/Blog

mariol 15.11.2019

pershendetje , kam nje problem kam vuajt prej ankthitbdhe depresionit prej nj viti po tani jam goxha m mir , i jam rikthyer jetes normale , por prap kam dicka qe m bezdis gjithmon kur jam n nj vnd qe ka shum njerz ndihem si intrubullt dhe sikur m meren mend nuk arrij te perqendrohem , dhe m streson shum kjo gj , mos ndoshta lidhet me faktin qe jam pak pesimist? ju lutem mund t m ndimhoni sadopak me ndonj keshill

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndëtje, është e rëndësishme që ti ndihesh më mirë në krahasim me një vit më parë dhe i je rikthyer jetës normale. Kjo gjë është për t’u përgëzuar dhe duhet të ndihesh krenar për veten. Megjithatë, shqetësimet e ndryshme janë pjesë e jetës të zakonshme dhe ndonjëherë është e rëndësishme t’ia tolerojmë vetes ato. Nëse mendon se kjo gjë që të bezdis, ka nevojë për vëmendje dhe të pëngon për të bërë një jetë më të mirë, atëherë do të të rekomandoja t’i drejtoheshe një psikologu për të shqyrtuar shqetësimin që ndjen dhe mënyrën më të mirë të trajtimit. Ndonjehërë vetëm të fillosh të flasësh me dikë për veten, të ndihmon të kuptosh më shumë. Atëherë kur kuptojmë veten, fillojmë të krijojmë një mendim realist për gjërat që na bezdisin apo na shqetësojnë dhe si mund t’i përballojmë ato.

    Gjithë të mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV