Xheee 19.11.2019
Shpresoj dikush te me kuptoj e te marr nje pergjigje.
Ceshtja eshte kjo.Ndihem shum keq per faktin qe mundohem shum te studioj dhe nuk arrij te vleresohem.Njekohesisht edhe
te shpis me pengojn vetem llafe dhe sherre kane.Edhe kur rri mbi libra gjith
diten vin provime e sado mundohem
mar nota te ulta.Nje pedagog e tjeterson krejtesisht ate qe them dhe kur bej ndonje gabim,vihem ne pozit te veshtir,
prandaj ne lenden e tij nuk pergjigjem me.Ai me sheh i cuditur ne oren e leksionit sepse me pare isha aktive.Kurse te kirurgjia jam shum mir ne pergjigje ne leksionem.Edhe ne seminare mundohem.Por prap me lodh e rruga vajtje ardhje,prindrit nuk me len te rri me shpi me qera ne Elbasan,kan merak,dhe kan te drejt,un jam e semur dhe e dobet si karakter prekem dhpejt,nuk rri dot ne nje shpi me 11 a 12 vajza.Per ca koh nejta po aty me lenduan dhe u desha te kthehem shpi time.Njekohesisht babi eshte semur edhe nga zemra edhe nga diabeti.Nuk e perballon dot te me ket larg tij.Vetem nena punon.Tani mendoje sa keq do jemi e nga ana financiare.Ca do bej per shkollen.Shikoj nje vajz ne klas.Nuk esht se e kam zili,ashtu bravo i qofte,po
Ndihem shum shum keq me ekselencen e saj,me pergatitjen e saj,me duket vetja e paafte,e padobishme,injorante pran saj.Njekohesisht ka e ca njerez qe me kan inat,ose nuk me flasin fare,ose flasin keq per mua.Kam endrra te medha,dua te mbaroj shkollen te iki jasht te punoj jasht vendit,te mbledh ca lek e te vazhdoj fakultet te dyt ne Gjermani ose ne Angli,pastaj te vij ne Shqiperi te jap kontributin tim ktu,e te ngre klinikat e mia.Por duke par ca gjendje jam,dhe si po me shkojn gjerat tani me vriten endrrat.Babai im e nena ime as 8 vjecaren se kan mbaruar.Im at njeher nuk di as te lexoj dhe te shkruaj mir.Ndonse un jam ne fakultet kur shikoj deshtimin tim e kuptoj shum mir pse jam vajza tij dhe kjo me vdes te gjall ta dij veten te paafte.Sdua te jem si babi.
Sdua te me din njerzit si vajza e atij analfabetit tr thon,sberi as ajo gje per jeten.Un ne shkoll mundohem,nuk eshte se jam dru,po prap sado mundohem nuk mar notat qe dua,dhe ndihem kaq e dobet pran studenteve qe mesojn shum.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur ,
Faleminderit që ke shkruar dhe ndan me mua shqetësime që mesa duket për ty nuk janë të lehta për t’u ndare. Të përgëzoj për deshirën dhe përpjekjet për të përmirësuar veten vazhdimisht, për të ndyshuar gjërat, për t’u rritur personalisht dhe realizuar endrrat profesionale. Të gjitha keto përpjekje përkthehen në shumë punë dhe lodhje, sidomos kur, sic ti thua përballesh e vetme me sfidat.
Duket qe ka shume gjera qe po ndodhin dhe do te te sugjeroja nje takim me nje psikolog. Ose mund të shohësh oraret e chatit online me psikologet e faqes sone. Mendoj që ndarja e shqetësimeve me nje profesionist nga afër do të të ndihmonte të kesh një prespektivë të re mbi gjërat.
Uroj të jesh mirë!
Denisa Ndreka, Psikologe Klinike