Tina 23.11.2019
Pershendetje! I dashuri im eshte ne gjendje shume te keqe shpirtetore sepse babi i ti pas disa kontrollave ne turqi mjeket i kthejn pergjigjen qe ka x semundje dhe po i japin jete vetem 24 muaj. Pas keti lajmi i dashuri im ka ndryshuar teresisht nuk flen mire,qan del naten dhe pin gjat ter kohes thot po me dhem shpirti si do ta perballoj, pse nuk vdes une ne vend te babit tim, ju lutem me jepni disa keshilla se si ta ndihmoje qe sado pak ti zbutet kjo dhimbje sepse po kam shume frike per te qe do ti ndodh diqka, qfare te beje qe te ndihet me mire. Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Tina,
Ajo cfare duhet te besh eshte ta inkurajosh te mos vuaje.Ne jete ne hasemi me humbje nga me te ndryshmet dhe ne duhet ti perballojme ato me force dhe me besim ne Zot.
Babi i tij mund te kete 24 muaj jete por mjekesia ndonjehere gabon,gjithsesi kujtimi i tij do jete gjithmone midis jush.
Nese keni mundesi,ta zyrtarizoni lidhjen tuaj,te fejoheni,te gezoni bashke me babin e tij dhe me beso qe ai kujtim dhe gezim ka per tju mbetur shume gjate me babin e tij.
Mos e lejo qe ate ta zere hidherimi,por paraprijini hidherimit me nje gezim,fejohuni dhe gezojeni dhe babain e tij.
E dashur Tina,
Është e dhimbshme të pergatitesh për humbjen e prindërve. Eshte një ndër humbjet më të mëdha në jetë. Me të drejtë, përjetimet e të dashurit, nuk janë aspak të lehta. Është normale që në këtë fazë, ku sapo është zbuluar agresiviteti I sëmundjes, reagimi të jetë I tillë. Fatkeqësisht, kemi pak kontroll mbi jetën dhe vdekjen, dhe përsëri kjo nuk na ndalon të zgjohemi cdo ditë dhe të jetojmë me plane për të ardhmen. Ka raste, si në rastin tuaj, ku mjekët mund të parashikojnë edhe sa muaj jetë I kanë mbetur dikujt, dhe ka raste të tjera ku edhe pse dikujt mund t’I ketë mbetur fare pak kohë për të jetuar, ai nuk e di. Vdekja mund të jetë e papritur nga kushte natyrale ose jo. Një vdekje e tillë mund të lërë shumë pengje dhe mund të mbete e pambyllur. Në rastin tuaj, fakeqësisht janë 24 muaj, dhe fatmirësisht mund t’I shfrytëzoni këto 24 muaj për të qënë më afër, për të bërë cafrë është në dorën tuaj, për të kaluar kohë cilësore, për të krijuar kujtime të bukura, dhe për të bërë cdo gjë tjetër që keni dashur gjithmonë të bëni.
Kjo është një periudhë e vështirë për të gjithë familjen. Mirëkuptoni që secili ka mënyrat e veta se si vuan dhe si e shpreh atë. Ti mund ta ndihmosh duke e dëgjuar, kuptuar dhe mbështetur. Nëse I dashuri vazhdon të ndihet njësoj, të sugjeroj të kontaktoni një psikolog. Kjo do të ndihmojë atë të përballojë këtë kohë të vështirë.
Uroj që të jeni mirë, Denisa Ndreka, Psikologe Klinike