Këshilla/Blog

Kristo 23.11.2019

Kam një frikë sikur po cmendem.kam vështirësi në gëlltitje kur ha bukë. Më dhemb koka para. Ju lutem më ktheni përgjigje

  1. Fondacioni Together Albania says:

    Përshëndetje Kristo
    Ju falenderojmë që keni shkruar në Nuk Je Vetem shqetësimin tuaj. Do të donim të na përshkruanit më gjatë situatën që shkakton kaq shumë frikë se po çmendeni. Po ashtu, ju lutemi të shkruani prej sa kohësh e keni këtë frikë? Cilat mendime ju shoqërojnë? A e lidhni me një ngjarje specifike në jetën tuaj?

    Në pritje të përgjigjes suaj,
    Stafi i Nuk Je Vetem

  2. Patrioti says:

    Kam me shum se nje vit qe vuaj nga kjo gjendje
    Me esht bere fobi uria
    Frikesohem kur ndjej uri
    Nganjehere mendoj se do vdes nga uria
    Nuk e kam fjalen se nuk kam cfare te ha por mendoj sikur jam ne nje ambient dhe mund te me kaploje uria papritur
    Dhe ne kete ambjent mund te ndodh qe une te jem larg nga nje dyqan ku mund te blej buke ose dicka tjeter per te ngrene
    Nuk kam ditur kujt doktori ti drejtohem per kete gje por te them te drejten me ka ardhur edhe turp te flas me dike per kete gje
    Po me torturon kjo ndjesi dhe gjithashtu me ka ndaluar nga shume gjera
    Me ka ndaluar te dal pa pasur dicka ne xhep dicka per te ngrene ndonje sheqer apo dicka tjeter por kjo situate po me lodh dhe nuk mund te vazhdoj me keshtu
    Do doja te me jepni ndonje keshille ne lidhje me kete ku mund te vizitohem, cfare lloji te mjekut duhet ti drejtohem per kete gje dhe cfare analizash apo cfare te bej per te zgjidhur kete fobi qe me ka kapluar
    Theksoj se me perpara jam trajtuar prej pothuajse 3 vjetesh me periudha te ndara me medikamente kunder ankthit te crregullt

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.