Këshilla/Blog

Anila 15.01.2020

Pershendetje ! Para 6 vitesh jam rrezuar dhe kam rene mbi nje send te forte. Kam ndier nje dhimbje shume te forte ne vagine , dhe kam pasur si gjakderdhje te lehte, po mesa mbaj mend kane qene dhe ditet e fundiy te ciklit dhe mua me vine dhe si te shpelara ne fund. Atehere nuk i kushtova rendesi dhe pse dhimbje kisha, tani me anw te nje pasqyre dhe atyre qe kam lexuar po mundohem te shoh nese himeni im esht demtuar, Nese une arrij te shoh himenin, te pakten mendoj une, ne dite te ndryshme ai duket ndryshe, here hapja vaginale duket e mbyllur dhe me ane te nje shtrngimi vaginal ajo hapet, dhe here ka hapje ne formen s gjysme henes. Dhe rreze hapse vaginale ngjitur me ke cipen qe shoh une ndodhendhe dy tre fije mishtore, ato nuk me dhembin as asnje gje. A jane ato pjese e himenit, a esht ky himeni qe shoh une, a esht himeni im elastik sepse ndonjehere arrij te shoh aty edhe kapilare te vegjel gjaku, ose ngaqe jam fiksuar me duket mua, zakonisht perdore pasqyren dhe nje drite te forte, Ju lutempres nje pergjigje nga ju qe te me qetesoje, e kuptoj qe esht nje teme besdisese tashme, po per mua eshte e rendesishme. Shume faleminderit

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Nuk e kuptoj fiksimin me himenin, pse duhet ta vezhgosh ne nje menyre te tille? Ku qendron rendesia e pasjes nje himen elastik? Apo e kunderta? Apo forma si gjysemhene etj etj. Mos e dergoni himenin ne tru, ju lutem. Cfaredo qe mund te kete ndodhur me aksidentin qe keni patur, ka ndodhur tashme. Pse nuk beni nje konsulte/vizite me gjinekologun dhe ta mblidhni mendjen nje here e mire? Por ne nje lidhje qe do keni, kjo do jete gjeja me me rendesi? Se si do jete himeni? Asnje njeri nuk ju do per himenin qe keni, por per shume vecori te tjera qe jane ku e ku me te rendesishme, me beso. Ose nuk do ju doje, po vuri cilesine e himenit te paren. Ju do shpetoni nga nje i cunguar ne tru, ne nje rast te tille. A ka mundesi ta flakni ate pasqyre , ose ta ngrini ne drejtim te shpirtit?

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV