Alesia 20.01.2020
Pershendetje !
Une jam nje studente e vitit te pare ne universitet privat nga ku e kryej mesimdhenien ne gjuhe te huaj dhe mbase edhe prej saj po has me shume veshtiresi ne menyren e te mesuarit te nje lende nga ku nuk me premten koha ta perfundoj. Jam ende me metoden e gjimnazit ku lenden e mesonim rrjedhshem, pa asnje gabim e ndersa tani dhe per ato cka lexoj druhem ti them gjate seminarit pasi kam frike ne mos gaboj ose nuk do e them ne ate menyre perfeksioni qe une dua dhe kjo do me coj ne ate gjendje ku une nuk do ndihem mire me veten pasi nuk ia arrita dot . Kjo frike me behet ndonjehere edhe shkak per te munguar gjate seminareve pasi pergatitja jo brenda pritshmerive te mia do te me ule me shume vetebesimin dhe nuk do mundem te frekuentoj dot e papergatitur, te pakten nuk kam qene e mesuar shpesh me kete lloj gjendje. Ne krahasime me gjimnazin ketu nuk me premton koha dhe nuk e di se si ta menaxhoj ne menyre sa me te mire. E ne kete rast ndihem shume keq me veten pasi gjithnje pres rezultate ndaj vetes ashtu sic jam perpjekur gjithnje,por duke kaluar ne kete gjendje ndonjehere humbas motivimin, duke e ditur qe nuk po ia dal dot lodhem nga ky fakt dhe me humb shpresen per ta luftuar. Dega qe une kam zgjedhur nuk ka qene zgjedhja ideale per mua, por gjithsesi njeriu duhet te mesoj te doje ate cfare bene ne jete ,perderisa e kam nisur. Jam perpjekur te kerkoj ndihme edhe nga nje prej familjareve te mi,pasi po behej i tepert ku meditim i mundueshem,por qe nuk me ka dhene feedback-un qe une prisja. Me vendosi me shume para pergjegjesive, me permendi moshen, me pak fjale ne vend qe te me motivonte me demoralizoi ende me keq dhe aq me teper me beri te ndihem e vetme. Nuk e di si te dal prej kesaj gjendjeje ku dita dites me shton stres dhe jo produktivitet dhe prej kesaj pres nje keshille prej jush nese eshte e mundur.
Faleminderit per kohen tuaj !
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ca dege ke zgjedhur?
Përshëndetje. Ju falenderoj per pyetjen. Duket sikur “gjuha e huaj” ka filluar te te pengoje te performosh “rrjedhshem” si ne gjimnaz dhe prej kesaj te mos plotesohen pritshmerite e tua, te cilat nisur nga ato qe shkruan duket se jane pothuajse afer perfektes “pa asnje gabim”. Me pas fillon nje rrjedh vicioz ku te mos qenit perfekte te pezmaton dhe te ulet besimi te vetja me pasoje humbjen e vullnetit dhe ankthin qe vjen me te I cili ben akoma me shume qe keto pritshmeri te mos permbushen. Pra duket sikur te mos qenit perfekte ti e barazon me deshtimit total. Pastaj flet per degen qe nuk ishte “zgjedhja jote ideale”, pra sikur “gjuhes së huaj’ I bashkohet edhe nje aleat tjeter ne pengimin drejt perfektes e cila ne kete rast eshte nje zgjedhje jo ne pritshmerite e tua. Por sic thua edhe vete, ti vazhdon se “njeriu duhet te mesoje te doje ate qe ben” – pra jo “te beje ate qe do” – te zgjdhe vete psh ose te flase ne “gjuhen e nenes”, etj. Nga ana tjeter duket se ke zgjedhur inercine (perderisa e kam nisur) sikur nuk ndalon dot; megjithese brenda teje do te ndalosh. Une do te thoja ne fakt dicka tjeter qe me duket sikur flet me shume per situaten tende. Eshte vetem nje hipoteze te cilen ti mund ta hedhesh poshte nese nuk mendon se eshte keshtu. Me shume me ben kuptim fakti qe te gjitha keto pengesa, pezmatime, pritshmeri te larta qe nuk permbushen dhe qe te ulin vetbesimin, pra qe krijojne ate rrethin vicioz ku asgje nuk ndodh, jane nje “arsye” per te mos “u rritur” le te themi. Ndoshta gjuha e huaj eshte gjuha e moshes adulte dhe ti ende e ke te veshtire ta kuptosh, ta pranosh dhe ta flasesh “rrjedhshem”- pa ankth. Ndoshta eshte ende heret per ty, sic edhe thua (I tepert ky meditim I mundimshem) qe te mos kthehesh te nje person I familjes per te kerkuar ndihme apo nje fjale qetesuese. Dhe kur vihesh perpara pergjejgesise por nuk te “behen krahë” je ndjere e vetmuar – nje gjendje nganjehere qe misheron te kunderten e perfektes- ku je njish me nje tjeter. Ndoshta u zgjata shume dhe te kerkoj ndjese per kete. Je e mirepritur te vazhdojme komunikimin. Gjithe te mirat.
E drejte eshte ,te perballosh pergjegjesite te ben te rritesh ,por kjo nuk eshte ajo cka une Po kerkoja