Anisa 25.02.2020
Pershendetje doktoresha kam nje shqetesim dhe dua nje pergjigje prej jush
Kam qe prej muajt nentor qe kam shqetesime ekzaktesisht kruajtje ne zonen vaginale te vazhdueshme,kam ber mjekim 3 here dhe kam patur pak permirsim por ka filluar serisht kruajtja ,n analizat qe kam ber ne dy laboratore te ndryshme njera me nxirte me infeksion stafilokok dhe e.coli dhe jo myk ndersa tjetra asnje lloj infeksioni por diagnostikoi myk. Pas mardhenies kam patur djegie dhe me ka ndodhur ne nje rast te kem gjakderdhje .Sekrecionet me er te pakendeshme i kam prej disa vitesh por si kisha kushtuar rendesi,shqetesimi i kruajtes mu shfaq pas mardhenies te pambrojtur dhe kam perdorur 3 here ovula nje here antibiotik si dhe perdor lares por prap asnje permiresim ,mund te me jepni nje pergjigje a jan normale keto apo jo dhe cfare mund te bejj sepsee situata po behet cdo dit me e bezdisshme si dhe me krijon stres pasi degjoj shpesh se keto infeksione shkaktojn infertilitet ose kancer te mitres ,ju lutem me ktheni nje pergjigje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Nuk jane normale dhe kthehen ne problem psikologjik, por asnjeri nga infeksionet qe kane dale nuk çon ne infertilitet apo kancer, te siguroj. Ne laboratoret tona kemi pak veshtiresi per identifikimin e shkaktareve te infeksioneve, per shume arsye. Por nje faktor eshte edhe lenia pas dore per nje kohe te gjate te shqetesimeve, duke u krijuar kushte agjentit infektiv te “ rehatohet” mire ne organizmin tone. Keshtu veshtiresohet identifikimi dhe mjekimi. Per te mos filluar pastaj me cilesine e ilaceve… Gjithe te mirat.
Dr. Elinda Gjata