Këshilla/Blog

Problemi im 27.03.2020

Sa ndikim kane tabletat kur merren ne rast kistesh ? Kam perdorur te tilla dy here , per shkak te kisteve.
Me ndodhte kjo, vonoheshin mestruacionet dhe me thoshin qe stresi bente te veten.
Ju falenderoj per cdo pergjigje!

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje,

    Pyetja juaj nuk eshte e qarte. Te pakten, une nuk po e kuptoj. Tabletat qe merren ne rast kistesh jane mjekime qe rekomandohen nga mjeku, pasi eshte vertetuar se keni nje kist ne ekografi dhe nuk eshte plasur vete. Nese e keni fjalen per mikrokistet, qe shoqerojen me cregullime cikli, edhe ne kete rast eshte po mjeku qe rekomandon mjekimin e duhur hormonal per kete. Ju lutem, mos merrni mjekime pa rekomandimin e mjekut, pasi pasojat mund te jene te ndryshme ne aspektin afatgjate. Qofshi mire.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV