Mrika123 07.04.2020
Pershendetje jam nje vajz 18 vjeqare dhe jam shum e shkurt me trup jam vetem 1.57 aka mundesi un te zgjatem akoma dhe si !!!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Gjatesia eshte tipar qe percaktohet kryesisht nga trashegimia gjenetike qe kushdo prej nesh e merr nga prinderit. Eshte e veshtire te sfidohet forca e gjeneve. Gjithashtu te ushqyerit e mire, kryesisht gjate femijerise se hershme jane faktore qe ndikojne ne arritjen e potencialit gjenetik apo jo. Nese je ushqyer mire pergjate ketyre viteve (dhe me tej) gjasat jane qe te keni arritur potencialin gjenetik per gjatesine. Nuk ka studime definitive per te kuptuar nese sporte specifike te ndihmojne te zgjatesh. Megjithate gjatesia jote eshte disa cm me pak se gjatesia mesatare e femrave ne vendin tone qe eshte 161.8 cm, pra nuk do te thoja qe je shume e shkurter sic e konsideron ti veten. Te sugjeroj te perqendrohesh ne aspekte te vetes te cilat mund t’i permiresosh dhe te pranosh ato aspekte ndaj te cilave nuk kemi asnje lloj kontrolli. Te mirepres nese do te duash te ndalesh pak me gjate mbi rendesine qe ka per ty gjatesia dhe pse mendon se te ben te vuash kaq shume ide qe “je e shkurter”. Gjithe te mirat.
Perzemersisht,
Dorina
Psikoterapiste