Këshilla/Blog

Jeta 13.04.2020

Dr pershendetje! Doja tju pyesja jam 39 javeshe dhe termin e kam ne date 24 prill 2020 por nuk kam asnje shenje per lindje. Per shkak te situates se koronavirusit mjekja qe ndiqem nuk me ka dhene asnje mendim apo orjentim se deri kur duhet te pres per lindjen. Ne fund marsit kam bere nje eko te shpejt dhe bebi ish pozicionuar por nuk me tha ne kete situate a do presim dhimbjet apo mund te bej operim. Cfare me sugjeroni qe behet me mire te pres lindjen natyrale por kam frike se nese kaloj 40 jave ne spital askush nuk te pranon te vesh shpesh per monitorim apo te le date operimi? Ne fakt sot analiza e sekrecioneve me doli me 18 leukocide dhe kam frike mos infeksioni ka kaluar tek bebi????

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje.

    Eshte normale te ndjeheni e shqetesuar ne fund te barres, e sidomos ne kete situate. Por rrini e qete, do shkoje cdo gje mire. Deri ne 40 jave, nese bebi leviz mire, ujrat dhe placenta jane pa probleme, rekomandohet kontroll 1 x jave. Nese te gjitha keto vazhdojne te jene mire edhe pas 40 javesh, kontrollet behen cdo 2 dite. Ne varesi te kushteve lokale ( qafa e mitres, pozicionimi i kokes bebit etj) , si dhe ato qe thashe me siper, mjeket vendosin nese do presin apo do e stimulojne aktivitetin apo per operacion. Mbaresi e sa me lehte.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV