Paemer 18.05.2020
Pershendetje!
E kam nje shqetesim dhe nuk dita ku tjeter me u adresu, e hyna te kjo faqe me shpresen qe dikush me kthen pergjigje.
Para 2 vitesh kam fjet me te dashurin tim pas nje feste te ditelindjes se tij, jemi marre vesh mos me pas asgje, veq me fjet prane njeri-tjetrit. Nga lodhja gjate festes, une kam fjet nje ore pasi jemi shtrire me pizhama dyte. Kur jam zgju ai me ka zhvesh pizhamen e poshtme dhe e ka fut penisin ne pjesen vaginale une nuk e kam ndje ate veprim. Kur u zgjova ai kishte qene tashme brenda dhe bera panik e pyeta pse e kishte bere, ai betohej ska ndodhur asgje ama ka nevoje ne mengjes te masturboj dhe deshironte veq me prek. Nuk ka pas gjak ska qene as shume thelle kur jam zgju ama une prej asaj dite gati se cdo nate me shfaqet si ankth sepse shume me bejne presion nena dhe motra mos me humb virgjerine e me pas kujdes. E ndjej sikur me eshte hap, dhe rri e shtrengut tane kohen, smuj me hec pa u rrudh a pa u shtrengu se me duket sikur po me hyn nje ftoft i madh nga posht te vagina. Ai me shaka thote ta kam be tani kthehet thote jo se po baj hajgare. I kam thene po e ndjej te hapur e aj veq keshet edhe thote veq nese ke ba me dike tjeter. A une kurre pas asaj here se kam lene me me prek se nuk i besoj, as kurre marredhenie me dije timen skam ba, ama shqetesohem pse rrin si hapur. Kedo qe e kam pyet nga shoqet me ka thene qe nuk ndjehet si une, nuk na duket kurre i hapur seshte pune puberteti me kane thene ato. Desha me ju pyet, a mundet me ndodh qe une e kam humb virgjerine gjate kohes sa kam qene ne gjume, dmth a humbet edhe pa u ndjere ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke shkruar. Nderkohe qe pyetja juaj eshte per virgjerine dhe shqetesimit nese e ke humbur apo jo, pyetje per te cilen do te merrni nje pergjigje nga mjekja gjinekologe, une po u shkruaj ne lidhje me ndikimin qe kjo ndodhi ka patur tek ti. Ti shkruan qe qe prej ketij episodi, cdo nate je duke u ndiher ne ankth pasi nuk e kupton se cfare ka ndodhur me trupin tend. Kjo ndjesi e humbjes se kontrollit ne prani te dikuj qe supozohet te te mbroj, e jo te te perdore per nevojat e tij fizike pa konsensusin tend – eshte krejtesisht legjitime. Dhe duket se ende nuk ke patur mundesi ta perpunosh teresisht ate qe te ka ndodhur dhe friken qe mund te te kete shkaktuar si eksperience. Kjo nuk eshte aspak shaka, ashtu sic tenton te ta interpretoj partneri yt, por eshte madje dicka shume serioze qe ka te bej me te drejten tende per te vendosur e per te dhene konsensur mbi aktin seksual, te drejte qe ai ta ka mohuar ne kete situate. Kjo eshte dicka qe nuk duhet t’i ndodh askujt dhe nuk eshte nga ato sjellje qe duhet toleruar.
Te ftoj te me shkruash serisht nese do te duash te flasim pak me gjate mbi ate cka je duke perjetuar keto kohe. Nuk ke pse ndihesh e izoluar ne problemin qe po kalon. Nuk je vetem.
Te mirepres sa here te kesh nevoj.
Perzemersisht,
Dorina
Pershendetje. Me vjen keq qe ndjeheni keshtu. Nuk mendoj se e keni humbur virgjerine, nuk ndodh pa u ndjere. Te gjitha ndjesite qe ke jane nga stresi qe po perjeton. Grate lindin femije 3-4 kg e vagina nuk ngelet e hapur apo futet ftohti. Mos e semur veten me zor. Shijoje kete moshe, se nuk vjen me. Te uroj shendet.