Kasandra 19.05.2020
Pershendetje.doja tju thoja diçka. Unë kam dy muaj që nuk me kane ardhur përiodat. Në vitin 2018 unë kam ber nje vizite dhe me than qe ke kis me kane dhene disa mjekime dhe ato i kam pir veç 1 muaj dhe si kam vazhduar me teper sepse me kane përmirësuar. Kete vit kam patur shumë dhimbje të barkut .kam patur fryerje të barkut dhimbje të gjoksit dhe të vjella kam kryer dhe mardhenie seksuale po pa partnerin.domethen e kam ber vetë. A thua që këto probleme i kam nga kisi apo ndoshta kam ngel shtatzënë. E di që po ju bezdi po patët mundësi ju lutem me ktheni përgjigje. Me falni per shqetesimin
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Si fillim per sa i perkete asaj qe ju e quani maredhenie seksuale pa partner, quhet masturbim, jo marredhenie seksuale. Dhe per t’iu pergjigjur pyetjes tuaj ne lidhje me mundesine e shtatezanise eshte e nevojshme te ndalem pak mbi shpjegimin e shtatezanise. Shtatezania eshte e mundur vetem atehere kur femra ka kontakt seksual me penetrim me nje mashkull. Kjo pasi, gjate penetrimit te penisit ne kanalin vaginal behet e mundur qe sperma, e perbere nga spermatozoidet (qelizat seksuale mashkullore) te bie ne kontkat me nje nga vezet e femres (qelizat seksuale femerore) e keshtu ndodh ngjizja dhe fillimi i ktijimit te embrionit- fetusit te ardhshem. Eshte e pamundur qe shtatezania te ndodh nese femra me mashkullin nuk kane te till kontakt fizik me njeri- tjetrin qe t’i mundesoj spermes kalimin ne kanalin vaginal drejt vezes.
Per sa i perket dhimbjeve dhe voneses qe keni patur ne cikel, shkaqet mund te jene sic dyshoni ju te lidhura me kistin qe keni patur, prandaj u keshilloj te konsultoheni serisht me mjekun tuaj qe u ka ndjekur ne fillim per te kuptuar nese medikamentet qe keni marr u kane dhen efekt ne eliminimin e kistit apo jo.
Uroj t’ju jem gjendur.
Gjithe te mirat,
Dorina