Këshilla/Blog

Jenny 04.06.2020

Jam nje vajze 20 vjece doja te merrja nje mendim nga ju.A eshte gabim te shkosh me te dashurin tend ne shtrat?Sepse une e dua kete gje por kam frike nga mentaliteti qe kur te martohet femra duhet te jete e virgjer, sepse perndryshe se merr njeri ose do jete e ulur gjate gjithe jetes?

  1. Si_er says:

    Po mendon se kur te martohesh me te dashurin ai do te te ul gjate gjithe jetes??
    Nese mendon keshtu atehere personi qe ke ne krahe nuk ia vlen,perderisa te vijne ne mendje keto mendime.
    Puna qendron keshtu,nese nje mashkull te pyet per virgjerin,atehere ti duhet te heqesh dore prej tij. Ai nuk te vlereson ty,po himenin tend. Imagjinoje pak,do te te mbaj si mbreteresh po te gjeti ate cipen aty poshte,ndryshe do te te trajtoj e te ul sa here ti jepet mundesia.
    A e di ti qe mumd te mos e kesh fare ate himenin tani ne keto momente??? Po po pavaresisht se mund te mos jesh masturbuar me gishta apo objekte te tjera???
    Himeni mund te jete keputur gjate nje aktiviteti fizik(vrap,biciklet etj). Cfare fatkeqesie,ty ai do te trajtoj ne menyre poshteruese sepse TY te eshte keputur himeni kur po beje vrap!!!
    Degjo dhe fiksoje, nese nje person vret mendjen me shume per ate cipen poshte kembeve te tua sesa per ty si individ, jeta do te jete e veshtire nese e kalon me ate.
    Pra, mendimi im eshte ky, a e meriton kete privilegj i dashuri yt??

    (Ka plot alternativa te tjera qe ty mos te te prishet himeni,POR a e di ti qe cdo lloj masturbimi;me dore,me objekete, me goje te zhvirgjerojne?? Po, nuk je me e virgjer nese masturbohesh me gishta. Perpiqu te gjesh dike me qasje psikokogjike te njejta dhe qe e di se kur i jep bicikletes prishet himeni,mendoj se kjo eshte me e rendesishme). Nese ti e gjen kete djale qe nuk e ka problem nese e ke ate perden te kembet,ateher asgje nuk eshte e gabuar cfaredolloj gjeje qe ben me ate person.

  2. Arela Çarku says:

    Përshëndetje, të faleminderit që po ndan shqetësimin tënd mbi një vendimarrje të rëndësishme e cila vendos në peshore dëshirën dhe mentalitetin. Frika është një emocion i fortë tek ti, pasi ajo qëndron edhe në besimin se mos gabon duke shkuar në shtat me të dashurin tënd dhe frikë nga gjykimi social në rast se nuk do të jeni më e virgjër. Përfshirja në intimitet fizik, pavarërisht dëshirës, tremb pasi në mendjen tonë aktivizohet mentaliteti social (mos është gabim sepse është i dashuri dhe sje e martuar, që stë merr njeri sepse nuk je e virgjër ose do të jesh e ulur gjatë gjithë jetës pikërisht se kur u martove nuk ishe e virgjër). Këto mendime dhe besime provokojnë gjendje ankthi dhe dëmtojnë vetëbesimin, duke të mbajtur peng të ndjenjave të frikës mbi të ardhmen e mundshme. Këto besime janë korniza të një të ardhme të perceptuar, që imponohen nga shoqëria me qëllime mbrojtëse, por të cilat mund të dëmtojnë dhe mund të ndikojnë në marrjen e vendimeve jetësore. Në të dyja fjalitë e shkruara, ti ke vendosur pikëpytje (?) në fund duke më kërkuar të jap një përgjigje, dhe më lejo të të them se përgjigja është brenda teje por duhet të gjejmë mënyrën si të arrijmë tek ajo duke e zbutur ndjesinë e frikës që po përjetoni.
    Më trego pak më shumë mbi lidhjen tënde me këtë djalë… Si jeni njohur dhe si është mjedisi shoqëror ku ju keni ngritur lidhjen tuaj? Mund të flasim bashkërisht mbi besimet që ti je rritur në familje dhe në qytetin ku jeton, në mënyrë që të kuptojmë sesi këto besime ndikojnë në jetën tënde personale.

    Gjithë të mirat,
    Arela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV