Këshilla/Blog

Dona 07.06.2020

Pershendetje une qe po ju shkruaj jam nje vajze 25 vjec nga Tirana.Po ju drejtohem sepse vertete kam nevoje per mendimin tuaj.Para disa muaj jam ndare nga I dashuri me te cilin mbajtem nje lidhje perreth dy vitesh cdo gje shkonte shum mire,me respektonte dhe falte dashuri tere kohen qe ishim bashke.Kur nje dit provoj ta kontaktoj por smarr asnje lloj sms derisa nji mik I tij mthot mos lodhesha se kishte ikur ne Londer sepse atje jeton,me mbrapa shoh qe mkishte bllokuar ne cdo rrjet sociale,provoj ta kontaktoj ne cdo lloj menyre qofte me add fake vetem per tmarre qofte dhe nje mesazh lamtumire por nuk pranonte te fliste.Kurre ne jeten time nuk jam ndjer me e ofenduar dhe shkelur ne dinjitet nuk po arrij ta marr veten tere kohe mendoj vetem te tvetvritem,ju lutem kam nevoje per keshillat tuaja moter nuk kam qe te hapem me shoqeri nuk mund tshprehem sepse nuk dua tme shohin aq poshte.Ju faleminderit

  1. Msc. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke shkruar. Me vjen keq te lexoj qe ke kaluar nje eksperience te till. Mendoj qe nuk duhet te jete aspak e thjeshte per ty dhe gjithashtu mendoj qe deri diku ka qene nje pervoje traumatike per shkak te paparashikueshmerise se ndodhive. Duket nga cfare ke shkruar qe ndihesh e lenduar jo vetem sepse papritur humbe personin qe per dy vite e ke pasur prane, por edhe sepse je vetedijesuar per jovertetesine e tij kundrejt teje. Mendoj se ajo cka mund te ishte ndihmuese per ty ne keto momente eshte te mos izolohesh, por te fillosh te bisedosh me miqte e tu. Jam e sigurte qe prania e tyre do te te ndihmonte per ta perpunuar me mire emocionalisht kete eksperience. Kjo do te te ndhmoj qe te kalosh ndoshta edhe ne fazen ku mund te arrish te ndihesh zemerimin qe te ka provokuar kjo ngjarje. Dhe ke nevoj ta drejtosh diku kete zemerim, por duke qene se ish partneri nuk eshte aty duket se gjithe kete zemerim ti je duke e drejtuar nga vetja dhe je ti qe do te lendosh veten. Nderkohe nuk ka se si te jesh ti ajo qe meriton te till ndeshtim, pasi nuk ke gabuar ne asnje hap dhe nuk meriton asnje lloj ndeshkimi. Une te froj te bisedojme edhe bashke nese do te kesh nevoj te ndalesh pak me tej mbi kete shqetesim. Te mirepres dhe te uroj gjithe te mirat,.
    Perzemersisht,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV