Këshilla/Blog

Gerta 07.06.2020

Pershendetje , jam nje vajze 27 vjecare , para 2 muaj jam martuar dhe kam qene e virgjer . Ne momentin qe provojme te bejme marredhenie seksuale une kam pas shum dhimbje dhe gjakderdhje , por problemi me i madh ka qene dhimbja sepse mu dridhte komplet trupi dhe gati sa nuk me ra te fiket, dhe nuk e provuam me tej ..Qe nga ajo dite kam frike te kryej marredhenie .. Kam shum stres nuk di si te kaloj kete gjendje , nese ka ndonje ilac qe mos te ndjej dhimbjen apo si mund te me ndihmoni ju lutem ?

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje.

    Në fakt lidhur me dhimbjen qe keni ndjere gjate aktit seksual mund te kontaktoni me një mjek qoftë për një opinion apo ilac( mund te jete vaginismus, irritim, mungese lubrifikimi qe vjen ngaqe akti eshte kryer direkt pa puthje, ledhatime etj; duhet te specifikosh si ishte dhimbja, akute psh, a zgjati pas aktit, djegëse, sembuese etj)

    Nga ana tjetër (psikologjike) mua me duket sikur akti seksual ende per ty eshte dicka qe nuk te perket, që ne nje menyre apo një tjetër ti nuk po e lejon veten të perjetosh kenaqesi. Sigurisht qe sic thashe me siper ketu po perjashtoj dhimbjet qe jane realisht pasoje e “herës së parë” dhe qe deri diku janë normale. Thjesht po hedh hipotezen qe ne psiken tende ndoshta ti je ende nje “e parritur” dhe aktin seksual e ben se “duhet ta besh, tani” dhe jo se eshte pervetsuar si një “kurorëzim” i dashurisë/marrédhënies tende adulte me partnerin tend. Mund te kete shume arsye. Do te doja qe te me thoje dicka lidhur me kete nese te ben sens kjo qe them. Traumat mund te jene njé shkak, por jo domosdoshmerisht. Nganjehëre, megjithese absurde, femra ende kujton se trupi I saj nuk eshte I saj dhe se ajo nuk ka kontroll mbi te, se mund te ndjeje me ndjenja le te themi por jo me trup. Ndoshta ti je nje idealiste. Por te gjitha keto jane spekulime qe mund te jene ose jo afer me te verteten tende. Do te doja te me shkruaje serish per gjithcka qe do ta quaje domethenese lidhur me shqetesimin tend. Cdo kujtim, mendim qe ti ndjen se ka një “potencial” te fshehur per kete problem. Fakti qe dhimbja ishte e tille qe dridhej I gjithe trupi me duket dicka interesante (kur ka dhimbje nuk ka dridhje por ngerce/kontraktime, dridhje ka orgazma).

    Gjithe te mirat dhe je e mirepritur.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV