Këshilla/Blog

Kasandra 16.06.2020

Pershendetje
Quhem K. dhe jam 19 vjec.
Nuk e di as nga tia nis per tiu shprehur sadopak shqeresimet e mia..
U bene disa muaj ne fakt qe e ndjej se gjithcka rreth meje ka nje peshe te rende, eshte e mbushur me negativitet, me duken sikur me jane mbledhur shume gjera bashke.
Jam ne vitin e pare te universitetit dhe pervec te gjitha veshtiresive te tjera, na u shtuan edhe termeti edhe pandemia te cilat i kam perjetuar shume keq..
Stresi i provimeve.. i mesimit online.. me duket sikur po i perjetoj me shume se cduhet..
Me duhet sikur koha vrapon dhe une skam mundesi te bej asgje..
Me duket vetja shume e paafte, shume e ngathet, e padobishme.. te gjitha keto mendimet po me konsumojne nga brenda..
Une kam qene gjithmone nje vajze e qeshur, qe kercente e kendonte, shijonte cdo moment por e ndjej veten shume ndryshe.. Nuk me pelqen keshtu sic jam bere por me duket sikur smund te bej asgje per ta ndryshuar..
Perjetoj shume edhe ceshtjet sociale qe me rrethojne ne jeten e perditshme, sic mund te jene varferia, padrejtesia, genjshtrat, ky kaosi i madh qe eshte krijuar ketu ne shqiperi..
Nuk kam as vullnet te mesoj ndonjhere kur kuptoj sa e erret eshte bota e pedagogeve.. e sistemit tone arsimor..
Po pervec ketyre, nuk kam as me ke ti flas.. e ndjej se sme kupton asnje.. edhe atyre qe jam munduar tu hapem, jane kthyer shume te vrazhde.. u duket cdo mendim i imi absurd.. u duket mendim pa baze.. madje u vjen edhe per te qeshur..
Nuk po arrij dot te kaloj nje dite te gezuar..
Ndihem shume shume keq.. ju lutem me ndihmoni.. kam nevoje te dal nga kjo flluska e erret ku jam futur..
Pervec komentit tuaj si eksperte per gjendjen time, do tiu lutesha edhe per nje kerkese..
Mund te me adresoni te ndonje psikolog ne qytetin e korces ose te pogradecit??
Shpresoj shume te marr nje pergjigje pozitive nga ju.
Ju faleminderit shumee!!!

  1. Mario says:

    Mos u shqetëso për gjërat që nuk i ke në dorë.
    Sa herë ke mendime negative thuaji vetës ” mjaft!
    Do të sugjeroja çdo mëngjes, të thuash 3 gjëra më zë për të cilat je mirënjohëse. Çdo mëngjes!
    Mua me kanë ndihmuar 🙂

  2. Anonymous says:

    njejt edhe un kshtu

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV