Këshilla/Blog

Oda 24.06.2020

Pershendetje jam 19 vjeq dhe problemi im eshte se gjithmon kam qene shum e ndjeshme.
Ndjej se jame shum e dobet emocionalisht.Qaj per gjerat me te vogla
Flas me veten shum, i them vetes vazhdimisht gjera te mira, mundohem qe ta largoj kete gje dhe te jem e fort, mirpo saher qe ndodh diqka, kam ndonje grindje te vogel apo fjalosem me dike ose vetem nese edhe dikush me flet me ze pak te lart un lendohem dhe filloj te qaj. Kjo gje po me shqetson shum dhe merzitem shum se pse jam e tille nuk me pelqen aspak,Dua te ndryshoj te jem nje njeri me i fort.

  1. Xhulja says:

    Edhe un e dashur perher sa me merzisin njerizit marr vesht ndonje lajm po kshu dridhem e tera fillojne rrahjet e zemre.dua te jem njeri shum i forte .edhe merzitem sh

  2. Arela Çarku says:

    Përshëndetje,

    më vjen mirë që po ndan emocionalitetin tënd, i cili mesa duket po të shqetëson pasi ti mendon se tregon dobësi dhe jo forcë. Për këtë gjë po punon me veten tënde por sërish ndjeshmëria është mjaft e lartë sa e gjen veten të qash edhe për gjërat më të vogla… Të qarit është forcë më vete. Të jesh në kontakt me botën emocionale është sërisht forcë..Sa herë që lotët dalin, fjalët bëhen të vështira të artikulohen dhe të marrin formë. Ti je një person i fortë dhe këtu nuk ke se çfarë ndryshon, ama mund të punohet me formën e shfaqjes së emocionalitetit. Ti japim zë intensitetit të ndjenjave. Të kuptohet se çfarë mendimesh, besimesh dhe ndjesi provokohen brenda teje në situata të ndryshme që të bëjnë të qash. Po thua se lëndohesh dhe fillon e qan edhe për një grindje të vogël, apo një ngritje zëri nga dikush.. Çfarë mendimesh të vijnë ndërmend në këto çaste? Dua të kuptoj çfarë i thua vetes, pasi shpesh herë jemi ne që e lendojmë veten edhe më shumë…Vetja mer forcë kur dëgjohet dhe që të dëgjohet ka nevojë të kuptojë si ndihet, për çfarë arsye qan..Lëndimi çfarë fsheh pas..Vetë ndryshimi i vetes është një proces lëndues, por mund të bëhet edhe duke e rritur, duke ia pranuar emocionalitetin që e shfaq përmes lotëve..për ta njohur më tej dhe ta lejojmë të rritet dhe të gjejë mënyrë të shprehuri.. Të ftoj ta diskutojmë së bashku..

    Gjithë të mirat,
    Arela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV