Rea 29.06.2020
Kam kohe qe jam mbyllur shume me veten , nuk dua te dal nga shpia , dua te rri vetem ne shpi dhe te fle gjume . Kam pasur probleme me ankthin aq sa kishte raste nuk me zinte gjumi naten dhe kisha shum frik . Kam humbur vetevleresimin per veten dhe jeta me duket e kot . Keto koh jam ndar edhe me te dashurin sepse ziheshim shum dhe ai vetem me merziste .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe faleminderit që na shkruajtët! E mirëkuptoj gjendjen tuaj, duket se është një situatë e vështirë.
Do të doja të dija se kur ka filluar si gjendje? Çfarë po ndodhte në jetën tuaj në kohën që filluat të ndiheshit në ankth apo e mërzitur? Mund të jetë diçka specifike që e ka shkaktuar/nxitur këtë gjendje?
Pagjumësia mund të shkaktohet nga ankthi por edhe nga arsye të tjera. Kur thoni se kishit frikë që të flinit natën, nga se konkretisht kishit frikë? Çfarë ju frikësonte?
Fillimisht, do ju sugjeroja që të flisnit me të tjerët për gjendjen tuaj, me të afërmit dhe shoqët/qet. Është e nevojshme që të shprehni ndjenjat tuaja, sepse mund të ndjeni lehtësim. Gjithashtu, një këshillë tjetër është që të merreni me aktivitete fizike ose sociale. E kuptoj që mund të jetë e vështirë, por mund të filloni me hapa të ngadalta: një shëtitje me një shok/qe, një kafe me miq mund t’ju ndihmojnë.
Së dyti, do ju ftoja të mendoni pak se çfarë ndjesish keni kur përjetoni ankth dhe/ose mërzitje, çfarë ju vjen në mendje kur i keni këto mendime/ndjesi dhe si do të donit ju të ishit ndryshe.
Së fundmi, nëqoftëse do vazhdoni të ndiheni kështu atëherë do ishte mirë të konsultoheshit me një psikoterapist profesionist.
Gjithë të mirat,
Veronika