Këshilla/Blog

Kam nevoj per psikolog onlune 28.07.2020

Pershendetje , si fillim jam 20 vjec jam e martuar kam nje djal 6 muajsh … Burri im ka pasur ni dashuri te madhe ndaj meje edhe gjithmon vendosnim bashk per cdo gje prej diten qe ka lind djali burri im ka filluar te me tradhetoj nuk i intereson fare per mua per ndjenjat e mia nuk deshiron as te flas me mua as te bej ndonje plan per jeten me mua p.s te shkojm diku per pushime apo te interesohet diqka per femijen fare qoft edhe per mardhenie intime burri im nuk fle me mua … a un kam lene familjen time bab nan krejt per burrin tim prej mengjezi gjer mbramje punoj per te ju lutem me keshilloni

  1. Gabriela Kuneshka says:

    Pershendetje,

    Faleminderit qe ke zgjedhur ta ndash shqetesimin tend ketu! E kuptoj qe tradhetia eshte nje ceshtje tejet delikate, e cila mund te zgjoje tek ti ndjesi te caktuara si zhgenjim, zemerim, trishtim, pasiguri dhe shume “pse” drejtuar vetes dhe partnerit. Gjithashtu, kuptoj se ardhja e nje femije ne jete eshte mjaft sfiduese dhe prinderimi kerkon qe pergjegjesite dhe prioritetet te ndryshojne dhe kjo ndonjehere mund te gjeneroje frike dhe pasiguri per te dyja palet. Nga sa shkruan me siper, ndjeva se percepton qe ardhja e djalit tuaj ka shkaktuar kete sjellie te bashkeshortit tend. Por, do deshiroja te dija a ka qene shtatezania dicka e deshiruar nga te dy ju? Ne nje marredhenie komunikimi eshte faktor shume i rendesishem qe ndihmon ne krijimin e thelbit te tij. Ajo cfare keshilloj eshte te gjesh mundesine te komunikosh hapur dhe qetesisht me bashkeshortin tend, per te kuptuar me qarte se cfare po ndodh dhe cilat jane mendimet dhe ndjesite e  tij lidhur me kete situate. A jeni te gatshem per te punuar sebashku qe te sheroni kete marredhenie? Nje mundesi tjeter do ishte te provonit terapine ne cift. Uroj te te kem ardhur ne ndihme! 

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV