Kitoka 30.08.2020
Përshëndetje.. Un jam një djalë 29 vjeç edhe nuk kam kryer asnjeher marrëdhënie me një femër.. Para disa ditëve jam fejuar me një vajzë që ka pas me perpara eksperiencë.. Kemi provuar disa herë të kryejmë marrëdhënie po nuk me çohet penisi.. Arrij të derdhem por penisi nuk me çohet… Theksoj se kur jam vetëm edhe masturbohem jam ne rregull.. Se di pse me ndodh kjo gjë kur jam me të fejuarën pasi dëshirë kam shum por nuk mundem… Dua të theksoj edhe që kam kaluar një jetë të vështirë plot strese edhe halle pasi kam pas një humbje në familje edhe kam qen gjithmon marrëdhënie pune edhe sjam marrë me asnje femër me perpara… Tani me ka hipur një stres i papar sepse rrezikoj edhe lidhjen time më të fejuarën pasi ajo nuk me kupton edhe me thot të shkoj te vizitohem që të sigurohet nëse jam I saktë apo jo… Ju lutem me ktheni një përgjigje sa më shpejt
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. Duke marrë të mirëqene qe shqetesimi jot nuk eshte pasoje e një shkaku organik,
mund të themi që më shumë është një “ankth performance” i cili besoj se me nje terapi
afatshkurter mund të vihet në kontroll. E rendesishme eshte te kuptojmë dinamikat e tij, arsyet pse te ndodh tani me te fejuarën, pse ke qenë I virgjer deri tani (puna besoj nuk eshte nje arsye e forte apo jo). E kuptoj qe ndonjehere rrethanat bejne te veten por duket sikur gjate gjtihe kohes te ka shoqeruar kjo ideja qe “kenaqesi me tjetrin” sikur eshte e pamundur. Per me teper qe e fejuara jote sic thua dhe ti ka pasur pervoja te meparshme dhe ty kjo ta rrit ankthin pasi te duhet te konkurosh me “paraardhësit”, qe kur nuk njihen imagjinohen sigurisht si super-performatorë. Nuk besoj se një vizitë te andrologu perjashtohet, por besoj se ti japesh vetes shansin qe të te “kuptojnë” eshte e mjaftueshme. Ki parasysh qe nëse ka shqetesime ku kenaqesia nderhyn te puna ne rastin tend mund te shprehemi qe eshte “puna” qe nderhyn te kenaqesia. Sikur edhe seksi me te fejuaren eshte nje “hangari” qe duhet kryer dhe duhet bere mirë pasi je “ne prove” dhe duhet te vleresohet performanca “parakontraktuale” le te themi. Megjithate mund te kete edhe elemente te personalitetit qe e bejne te pamundur kenaqesine me tjetrin. Fakti qe deri tani je mesuar me masturbimin (I cili mund te jete nje faktor mes te shumteve per mungesen e performances megjithese jo domosdoshmerisht) mund ta beje te veshtire shkeputjen nga dialektika qe ke vendosur me “fantazine” per tu “mjaftuar” me konkretesine e trupit te te fejuares. Je I mirepritur te me shkruash.
Gjithe te mirat.
Pershendetje jam nje djal 28 vjec kam nje shqetesim qe e mbar ne vete prej kohesh pasi nuk jam i sigurte nese kam probleme apo jo me penisin dhe me aktin seksual kam ereksione te menjehershme dhe te shkurtra kjo vazhdon penisi fillon nxjerr leng ne form xheli por jo fare prishem shpejt dhe derdh shum fare kam kryer vetem 1 her mardhenje me 1 femer dhe kam hasur tek vetja te njetjin problem megjithate e kam kryer aktin me te mbas derdhjes se pare heren e dyte ne menyre shum te shpejt dhe diku tek 3 minuta ereksioni nuk me qendron shm gjat dhe penisi nuk qendron plotesisht i ngurt nuk kam ber as analiza asnjeher as vizita jam vetem duhan pires i rregullt dhe i asgjeje tj ju lutem me ndihmoni sepse e vuaj ne vete prej kohesh kete fak jam apo sjam i denj per 1 femer