Këshilla/Blog

Valza 09.09.2020

Pershendetje… Jam studente dhe sigurisht perpiqem shume te jem e suksesshme,nuk ankohem qe jam gjith diten e mbyllur duke lexuar sepse shpresoj qe nje dite do shperblehem por problemi eshte vetbesimi dmth un di edhe kam sukses por ndonjeher aq shume i bej presion vetes dmth nuk kam besim ne vete sa kjo fillon ndikon edhe ne shendetin tim ku shkaku i stresit te provimeve filloj dridhen e duarve te vjellura humb oreksi kam nevoj dhe e di qe nuk eshte mire dhe mundohem ta qetsoj veten te besoj qe mund tja dal po nuk mundem kam nevoj per nje fjale qe mund tme bej te besoj tek une do isha falenderuse nese me jepni pak doze vetbesimi…

  1. Tina says:

    Pershendetje e dashur se pari tpergezoj qe meson e lexon dhe di te shperblehesh, mirepo te kisha sygjeru mu merr me ndonje sport ose meditim ose ndonje aktivitet pune dore ose diqka tjeter , ka shume efekt ne hjekjen e stresit dhe normalisht.me.personat qe te bejn te ndihesh mire .

  2. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje e dashur,
    Të përgëzoj për vullnetin dhe vendosmërinë për t’ju përkushtuar studimeve, duke pasur në fokus shpërblimin me sukses në të ardhmen. E besoj sa e mundimshme dhe e lodhshme është të ulesh dhe të lexosh për orë të tëra për t’ia dalë mbanë me provimet, kur i ke vendosur një qëllim vetes. Të kuptoj që ndihesh nën presion dhe më vjen keq që ky presion po të ndikon shëndetin. Është mirë të dish se asnjëherë presioni i tepërt apo i vazhdueshëm nuk ndihmon, përkundrazi, shumicën e kohës dëmton dhe të kthehet kundër; dhe kjo mund t’u ndodhë të gjithë njerëzve, jo vetëm ty. Ne nuk jemi të programuar të punojmë si robotë, por kemi ndjenja dhe emocione, për të cilat duhet të përkujdesemi. Shoh që shpenzon kohë e mbyllur duke lexuar, ndaj do të të sugjeroja të përpiqeshe të vendosje një ekuilibër dhe të harmonizoje kohën brenda me kohën jashtë; kohën duke studiuar me kohën duke pushuar dhe duke u argëtuar (në të gjitha format që mundesh). Unë mendoj se balancimi i gjërave në jetë është çelës i atij suksesi që ti pret dhe dëshiron. Të sugjeroj të kujdesesh për veten, pasi ai shpërblimi të cilin e pret në të ardhmen do të vijë dyfish nëse i përkushtohesh më tepër vetes tënde (por edhe të tjerëve përreth) tani. Besoj shumë që do ta shohësh sa mirë do ndihesh nëse bën një axhendë ditore ku të përfshish pak nga të gjitha dhe jo ekstremisht shumë vetëm nga një gjë. Trupi yt po t’i jep sinjalet, ndaj nxito për t’iu përgjigjur trupit (dhe sidomos ndjesive të tua), duke i dëgjuar këto sinjale përditë dhe duke e ndihmuar veten për të mësuar, por pa ushtruar presion, me dashamirësi dhe butësi. Edhe nëse njerëz të tjerë në jetën tënde po të ushtrojnë presion për të qenë e sukesshme, në kurriz të shëndetit dhe të dashurisë për veten, të sugjeroj që të flasësh me ta dhe t’u kërkosh të të kuptojnë dhe të të pranojnë për atë që je dhe jo për notat që do marrësh, t’u kërkosh të tregohen dashamirës me ty dhe t’i zbusin kërkesat e tyre të larta. Nëse e ndihmon veten tani, do ndihesh më mirë çdo ditë dhe do shohësh sesi mendimet, ndjenjat dhe sjelljet e tua do të ndryshojnë pak nga pak në favor të vetes tënde autentike.
    Uroj që sot e tutje të qëndrosh pak më pak e mbyllur dhe të dalësh pak më shumë për të shijuar
    çdo moment të kësaj kohe që nuk të kthehet më.
    Përzemërsisht,
    Lediona Braho,
    Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV