Këshilla/Blog

Anila 30.09.2020

Pershendetje, dua tju falenderoj perzemersisht per kte web faqe qe e keni krijuar, besoj qe ketu mund te di si te veproj me problemin tim. Kisha nje zenke me shoqet para disa vite dhe prej asaj ngjarje mu dukej vetja jo e mjaftueshme per te gjithe, nuk e di, asgje nuk kishte kuptim, kisha dyshime ne vete a po flas mir apo jo, a jam e mir per nje grup te shoqerise se re, gjithqka kam nisur te dyshoj ne vete dhe keshtu e humba edhe veten , kaluan vitet dhe ende nuk mund te bej shoqeri, jam e humbur fare total, ndjehem se flej tere kohen me duket si pa energji per asgje, me heret isha e lumtur e shoqerushme por tani gjithqka esht e kundert, kam rene ne nje situate ku nuk e di qka esht mir apo qka esht keq, mendoj se jam shnderruar ne nje person jostabil ku nuk nuk e njoh personalitetin tim dhe ndryshoj shum duke menduar “jo kjo nuk jam une” sikur nuk mund ta ndjej veten fare, nuk ndjehem e rehatshme ne asgje, nuk mund te ndjehem e lumtur as ne gjerat e vogla dhe ndihem si nje hije mes nje grupi , sikur nuk jam ne ate grup por vetem duke qendruar aty fizikisht, Cduhet te bej ta largoj kte dhe te ndihem vetvetja, ta dij ceshte mir per mua apo ceshte keq, te jem e lumtur perseri, te kem shok e shoqe dhe je jetoj e te rritem ne menyren e duhur, sepse jam lodhur nga kjo qe prej vite, me beri te ndihem e vetmuar dhe e depresionuar, nuk e di cduhet te ndryshoj per ta larguar kete nga vetja dhe gjithqka te kthehet ne normalitet, mendoj se qdo sekond ndihem e brengosur dhe se kam ngelur dhe nuk mund te dal nga gropa perderisa tjeret jetojne jeten, eksporojne, mesojne gjera te reja per veten e tyre, por une krejtsisht kam ngelur keq

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit ty që na je drejtuar dhe ke besuar te ne shqetësimin tënd dhe mendimet që duket që jo vetëm po të mundojnë, por edhe që s’spo di si të dalësh prej tyre. Marrdhëniet sociale janë të rëndësishme për ne pasi nëpërmjet tyre eksplorojmë të tjerët, njohim më shumë veten dhe shkëmbëjmë në nivel të sigurisë, ndjenjave, vlerave, mendimeve dhe njohurive. Duke i përkitur një grupi të caktuar shoqëror, në konfirmojmë edhe veten, ndihemi mirë dhe prandaj kemi nevojë vazhdimisht për to. Fakti është që marrëdhënëiet nuk janë gjithmonë të rehatshme, ndodhin shpesh situata ose gjëra që në fakt është shumë mirë që ndodhin, pasi edhe këto raste na bëjnë të reflektojmë sërish për veten, për të tjerët, cfarë na pëlqen dhe cfarë është e mirë dhe e shëndetshme për ne ose jo, sic edhe cfarë mësuam për veten por edhe për të tjerët.
    E nisa me këtë reflektim pasi edhe letra jote flet që në start për një zënkë me shoqet e tua, prandaj në kuadër të kësaj zënke, unë do të ftoja në radhë të parë që ti të reflektoje për ato që të përmenda pikërisht pak më sipër.
    Ti përshkruan në letrën tënde se si je ndjerë dhe si ka ndikuar e gjitha kjo që duket që ka qenë e fortë, por besoj se ka gjëra që mund të kesh mësuar dhe kuptuar për ta aplikuar ndryshe. Duket se ti mendon shumë dhe gjatë, por do ishte mirë që përvec anëve negative që duket se i evidenton, të mund të nxjerrësh në pah edhe aspekte e tjera pozitive.
    Mendoj se bëhesh shoqe e mirë për të tjerët, në rast se fillon dhe bëhesh shoqe e mirë e vetes dhe fillon reflekton nga eksperiencat jo të mira, po ndërkohë bën edhe eksperienca të mira vetë. Unë nuk e di se si është jeta jotë në përgjthësi, si e plotëson ti atë me aktivitete, me të mësuar aftësish, me njohuri, me të bërit e gjërave që të bëjnë të sfidosh dhe mësosh për veten.
    A je ti një shoqe e mirë e vetes?Mund të mendosh se si mund të bëhesh shoqe e mirë për veten
    tënde? A ka anë pozitive shoqëria që ke tani? Cilat janë ato? A ke ti anë pozitive dhe cilat janë ato? Këto janë disa gjëra që ti nuk i ke përshkruan në jetën tënde. Ndërkohë ti përmend një gjendje jo shumë të mirë, pa energji dhe pa aktivitet dhe ngre edhe pyetje të tjera lidhur me veten. Nga kaq sa përshkruan në letër, nuk kuptohet qartë në rast se problematika që shpreh lidhet vetëm me marrëdhëniet shoqërore apo ka gjëra të tjera në jetën tënde, eksperiencat e tua, mënyrën si je rritur që mund të jenë akumuluar dhe rezultojnë në një pikëpamje të tillë të vetes.
    Për këtë do të sugjeroj që të përdorësh chatin e faqes ku mund të flasësh pak më gjatë me një nga ekspertët për gjërat që të shqetësojnë dhe për të shkuar në pak më shumë sqarim për gjërat që ke. Shpresoj se përgjigja ime të ka bërë të reflektosh pak më ndryshe për situatën tënde
    Gjithë të mirat,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV