Këshilla/Blog

PinkLove 03.12.2020

Jam rritur ne nje familje te dhunshme. babi ushtronte dhune fizike mbi mamane.I dehur ka tentuar ta vrase disa here, me vone u kthye ne dhune psikologjike. E ushtronte mbi mua dhe motrat, ne anen tjeter me jepte dashuri duke me blere gjerat qe i kerkoja.J am ndjere e padashur nga mamaja ime, e bullizuar nga familja dhe e pakuptuar, nderkohe qe jam rritur diku kur kam qene nen 10 vjec kam pare si zgjidhje vetevrasjen dhe e kam tentuar disa here pa sukses(s’kisha guxim) ose te arratisesha po kane qene vetem tentativa. Skam shkuar me larg se dera. Kam nje vit qe jetoj ne nje komunitet spiritualist, nga qetesia e madhe kam cliruar shume ndjenja te mbledhura nder vite por tani po me vjen deshperimi qe kam ndjere gjithe jeten bashke me deshiren per te vrare veten ne momentet qe s’gjej shpetim dhe nuk kuptoj si ta nxjerr dhe nga me vjen.

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje. Të falenderoj per pyetjen.
    E lexova me vemendjen shqetesimin tend. Se pari dua të them që dhuna psikologjike dhe fizike ne familje sigurisht që lenë gjurmet e pashlyeshme në psiken e kujtdo që I perjeton ato dhe shkaktojne nje rritje te parakohshme te femijet. Dhe nje femije I rritur para kohe sigurisht që zoteron urtesi (pra eshte I mençur) por kjo nga ana tjeter nuk eshte ajo cka ai deshiron – dhe kjo eshte deshperimi I tij; (pyetja pse me ndodhi mua). Jo rralle femijet mendojne se jane ata pergjegjes vetem e vetem që të ruajnë nje fije shprese te një harmoni mes prinderve me idene qe po te bejne ata dicka gjithcka rregullohet. Mungesa e harmonise ne familje, edhe ne rastet kur nuk ka dhune, ben qe të linde deshira per ta gjetur kete harmoni gjetiu. Kur situata behet e pamundur kjo deshire behet “kompulsive” (pra eshte me e forte se ne), dicka na shtyn me force që te largohemi dhe ta gjejme kete “toke të premtuar”, kete qetesi te nevojshme per të enderruar të ardhmen, atje ku mundemi, pa e menduar shume – aq e madhe eshte nevoja “per te reshtur psheretimen”. Ne kete gjendje ku hapesira mendore eshte bere kaq e ngushte mundet që “mendimi magjik” te na reklamohet si ndihmues. Menjehere mendojme që duke I dhene fund jetes e “kapercejmë” kete gjendje. Ne rastin tend ndoshta ti kete mendon, por harron që keshtu I bën serish një “dhune” vetes dhe per me teper që eshte nje mendim magjik. Pa dashur te mohoj realitetin ku gjendesh dua të fokusohesh te kjo qe sapo thashe. Që eshte serish nje dhune ndaj vetes. Nje fakt interesant eshte që megjithese ti tani jeton ne nje komunitet shpirteror dhe ke çliruar vertet shume ndjenja serish ndjen deshperim. Por edhe kjo nuk ka pse te ngjalle as habi as frike. Mund te duket si cudi por zemerimi shpeshhere na mbron pikerisht nga deshperimi. Pas tij (pra pasi e kemi nxjerre ate) gjithmone ka deshperim sidomos kur ka pasur trauma ne jeten tone. Por “celesi” eshte që kete zemerim ta “perdorim” dhe jo të “biem pre” e tij. Sigurisht që je ende e brishte dhe nuk ka pse kjo brishtesi te kthehet në një dicka te papranueshme. Ajo eshte pjese e jotja dhe pikerisht per kete duhet ta duash veten me shume. Derisa te gjesh dike tjeter që te te doje njesoj. Kjo eshte ajo qe po kerkon realisht, edhe te ideja e vetvrasjes. Ti po kerkon dashuri. Por mendoj se duhet te presesh. Dhe tashme ti I ke deri diku “kushtet” per ta bere kete. Je larg dhunes e kam fjalen. Durimi eshte forca me e madhe e Egos do te thoshte nje psikolog , eshte ai pragu para portes qe duhet ta ngjisim medoemos. Ka nje shtyse te madhe per tu “penguar” vete nganjehere aty, per te mos pritur. Gjithsesi nje dialog eshte menyra me e mire per ta bere durimin “te natyrshem”. Keshtu qe me shume kenaqesi te ftoj te me shkruash perseri.
    Gjithe te mirat.

  2. PinkLove says:

    Eshte shume e vertet ate zemerim e kam perbrenda dhe e kam pasur gjithmone, si mund ta perdor ate dhe si mund te mos jem agresive. Kam ndjenja negative ndaj njerezve qe me afrohen dhe ne dukje mund te duket sikur nuk me duan te miren. Ndjehem nje njeri agresive dhe i zemeruar dhe ngaqe sdua te jem i till me njerezit, jam kthyer nje nje njeri te heshtur qe i pranon te gjitha dhe si jep dashuri apo vemendje vetes.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV