Ps 14.12.2020
Prsh ka tashmë nje muaj qe po kaloj ne nje gjendje te rënd psiqike ,kam qdo nat si ankth sho ëndrra te kqia dhe masandej nuk mundem te flej,nuk kam apetit per ushqim me vie të vill.Mirëpo ajo qe me shqetson me shumë eshte se si po ndihem kaq e plogesht dua vetwm te qaj dhe pritoj te flas me të tjeret.Jam e fejuar kam takuar nje djal i cili me respekton shume dhe me do,jemi fejusr me dashnin e njeri tjetrit.Ama tani une po ndihem ndryshe nuk po ndjej asgje me duke sikur zemra me eshte ber akull dhe kjo po me vret njerin qe e zgjodha vet duke lenduar qdo dit ,duke mos pasur vullnet te flas me të e shumë gjera të tjera.Ju lutemi me tregoni kjo gjendje qe po kaloj eshte gjendje emocionale e nje periudhe te caktuar apo une kam vdekur per së gjalli,shpesh me bi ndermend të bëj diqka me veten dhe mos te egzistoj më se sa të vazhdoj më kete gjendje qe jam tani.Ju lutemi me kshilloni qfarë te bëj të shkoj të ndonjë psikolog/e apo si ta menxhoj gjithe kete jete e bër lamsh.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, faleminderit që shkruajte në faqen e nukjevetëm. Me vjen keq për gjendjen që po kalon, duket se është e rënduar. Do të doja të të pyesja se çfarë i ka shkaktuar makthet, nëse e di? Nga se mendon se kanë ardhur? Gjithashtu, çfarë përbajtje kanë? E kuptoj që mund të jetë e vështirë të kthesh përgjigje, por mbase mund të reflektosh se me çfarë lidhen? Çfarë të sjellin në
mendje? Në lidhje me marrëdhënien tënde, duket se edhe ajo po kalon një periudhë të vështirë. Pyes veten nëse kanë lidhje njëra me tjetrën: makthet dhe mungesa e ndjenjave për partnerin tënd. Meqënëse
po thua se ke mendime për t’i bërë keq vetes, do të të sugjeroja që të konsultoheshe me dikë sa më shpejt, me një psikoterapist. Mund të shkruash dhe në këtë faqe në chat, për të pasur mundësinë për një këshillim më interaktiv.
Në të gjitha rastet, bisedat me njerëzit e tu të dashur dhe mbështetja nga ana e tyre është
ndihmuese.
Shpresoj të të kem ndihmuar,
Veronika
Pershendetje jam nje vajze 29 vjec. Para 6 viteve ne fakultet jam njohur me nje djale i cili eshte 11 vite
Me i madh se une. Ne fillim me pelqente po kisha friken e moshes dhe paragjykimet e shoqerise. Dhe u largova nga ai. Pas 6 viteve takohem swrish me te dhe vendosa ti jap nje mundesi te dalim. Eshte njeri shume i mire shume i paster ne shpirt po nuk ka ec fare ska avancu as me profesionin as me ekonomine asgje. Punon po nuk ka rezulatat dhe kjo me merzit se tepermi. Ai eshte i dhene sh pas meje po sdi cte bej pasi nuk eshte se ndihem e plotesuar me te me pelqeb si njeri po kaq.kam frike se jeta me te nuk do kete rezultat. Dhe e vuaj shume lete pjese sdi cte bej.
Pershendetje
Te ftojme ta dergosh pyetjen tende si pyetje e re, ne menyre qe te marresh pergjigje nga Ekspertetet e faqes
Gjithe te mirat,
Stafi i Nuk je vetem